Panorama Sport (Albania)

Inter rekordesh, Perisiç leksion Veronës

Vendosin Borha e Ivani, barazim i përkohshëm i Pacinit

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në një kampionat ku të mëdhatë fitojnë gjithmonë me të voglat, është e qartë që nuk duhen humbur pikë në këto sfida: Interi merr mesazhin duke fituar 2-1 në Verona, në ndeshjen që mbylli javën e 11-të, me golat e Borha Valeros dhe Perisiç. Barazimi i përkohshëm i Pacinit riktheu "fantazmat" për zikaltrit, por skuadra e Spaletit dje tregoi edhe një herë se ka mësuar të punojë në grup, të luftojë dhe (më kryesorja) të fitojë. Kapet vendi i dytë dhe...është Inter rekordesh. MPOSHTET EDHE HISTORIA

Kurrë në fakt, nga sezoni 1994-'95 (kampionati i parë ku fitorja u shpërblye me tri pikë), Interi nuk ka arritur të grumbulloj­ë 29 pikë pas 11 javësh. As në vitin e "Tripletës" nën shenjën e Murinjos, kur zikaltrit grumbullua­n "vetëm" 28 si pasojë e humbjes me Sampdorian dhe barazimin ndaj Barit. Sezon ku, megjithatë, ajo shumë mjaftoi për të komanduar klasifikim­in e Serisë A me një diferencë prej shtatë pikësh nga Juventusi i vendit të dytë (titull i vendosur në limite nga Milito, me golin në ndeshjen e fundit ndaj Sienës: në fund pikët ishin 82-80, 2 pikë larg nga Roma e vetë Spaletit) Ndërsa dje, edhe pas fitores në Verona, Interi mbetet megjithatë dy pikë larg Napolit të pandalshëm.

MONOLOG ZIKALTËR

Siç parashikoh­ej, në Verona, Luçiano Spaleti i qëndron besnik formacioni­t që i garantoi 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit (kur rezultatet të japin të drejtë, përse të ndryshosh?...). Pekia në krahun tjetër paraqitet me një surprizë të vetme nga ai që pritej përpara fillimit të sfidës: në fushë talenti Kin, në vend të veteranit Pacini. Zikaltrit nuk u lënë hapësira verdhebluv­e duke "pushtuar" mesfushën e vendasve, me sulme nga krahët dhe nga qendra: Perisiç e Kandreva bëjnë ç'të duan në korsitë përkatëse (përballë Romulos dhe Suprajen, respektivi­sht).

Skuadra e Pekias bëhet "gardh", por "dorëzohet" në minutën 36-të: Borha Valero (në këtë sfidë me më shumë detyra sulmuese, duke parë forcën e pakët të Veronës në sulm) shërbehet nga Kandreva dhe për të shënuar rrjetën e parë me fanellën zikaltër i duhet vetëm të shtyjë topin (i pambuluar) disa pëllëmbë pranë portës së Nikolas. Në minutat mbetura, asgjë për t'u shënuar. GABON HANDA,

E ZGJIDH PERISIÇ

Në pjesën e dytë zbresin në fushë po të njëjtat fanella, por vendësit vendosin të ndryshojnë ritëm dhe gjejnë barazimin në të 59-ën: dalje e shkujdesur e Handanoviç në dëm të Çerçit, Gaviluçi konsulton VAR-in dhe akordon 11metërshi­n për vendasit. Pekia zgjedh të hedhë në fushë Pacinin që paraqitet menjëherë nga pika e bardhë, duke goditur në krahun e kundër të sllovenit. Djemtë e Spaletit hidhen të gjithë përpara për të rikthyer avantazhin. Shkojnë pranë në të 63-tën (traversë e Vesinos) dhe e gjejnë 4 minuta më vonë: Herto largon një krosim të Kandrevës nga flamuri i këndit, por për fatin e tij të keq gjen Perisiç dhe kroati, në limitet e zonës së rreptësisë, me një "silurë" gati nuk hedh poshtë portën e Nikolas (dhe më në fund Ivani rikthehet te goli). Në fund zikaltrit kontrolloj­në sfidën. Spaleti ka detyrë të përgatisë sfidën e radhës me Torinon (në fushë ditën e diel, në orën 12:30, me "Meazza"-n sërish në version "50 mijë spektatorë") ndërsa Verona do të sfidojë Kaljarin.

 ??  ?? FQ. 14-15
FQ. 14-15
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania