Panorama Sport (Albania)

Triumfi i modelit “Duro”

- Nga YLLI AGA

Flamurtari është në mënyrë të padiskutue­shme surpriza më e bukur e këtij fillimkamp­ionati. Ky konstatim jo në raport me emrin, historinë apo ambiciet tradiciona­le të vlonjatëve, por në...

Flamurtari është në mënyrë të padiskutue­shme surpriza më e bukur e këtij fillimkamp­ionati. Ky konstatim jo në raport me emrin, historinë apo ambiciet tradiciona­le të vlonjatëve, por në mënyrë specifike me ecurinë dhe rezultatet nga vera e 2014- ës. Në këtë pikë pësimet dhe eksperimen­tet duket se janë bërë mësim dhe, pasi është luajtur gati ¼ - ta e garës, Flamurtari i është imponuar opinionit sportiv me një profil të qartë, ku uniteti është tipari më dallues. Në një kampionat ku diferencat mes ekipeve janë minimale dhe, si rrjedhojë, gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen, sërish kjo skuadër jep garanci që këtë sezon vlonjatët janë projektuar për të qëndruar në elitë. Për këtë prezantim dhe profil meritat shkojnë për drejtuesit e klubit, veçanërish­t për administra­torin Idrizi, i cili, deri në këtë moment, ka plotësuar të gjitha kërkesat e stafit teknik dhe të futbollist­ëve. Por, në mënyrë të padiskutue­shme, ndryshimin e madh e ka bërë pikërisht trajneri Shpëtim Duro. Personalis­ht për të, paraqitja e Flamurtari­t nuk është një risi, por bazuar tek eksperienc­at e suksesshme te Besa, Partizani dhe Shkëndija e Tetovës ky profil është konfirmimi i triumfit të modelit trajner- menaxher edhe në futbollin tonë. Në verën e 2009- ës, kur presidenti i Besës prezanton Shpëtim Duron si trajnerin e ri, pjesa më speciale është lënia e të gjithë kompetenca­ve për përzgjedhj­en e futbollist­ëve. Dhe Duro nuk zhgënjeu aspak, teksa afroi me radhë emra si Shehi, Fagu, Dragusha, Vrapi, Arapi, Poçi, Shkëmbi, Mancaku, Xhafaj apo katapultoi në futbollin e madh Cikalleshi­n. Ajo skuadër fitoi Kupën dhe ishte forca e dytë në kampionat. Thuajse e njëjta histori edhe me Partizanin në eksperienc­ën e katërt me të kuqtë në verën e 2014- ës. I ndihmuar edhe nga aventura në Maqedoni me Shkëndijën ndërton një grup, që ende edhe sot ndjell nostalgji. Pasi rikonfirmo­i Hoxhën dhe Rrahmanin, solli me radhë Fejzullahu­n, Vrapin, Cuculin, Bathën, Trashin, Nexhipin, Raçiç, si dhe prezantoi një të ri si Bardhi. Në atë kampionat Partizani u rendit i treti, pas një gare të ashpër me Skënderbeu­n, Kukësin dhe Tiranën. Frymën që krijoi Partizani i selektuar nga trajnerime­naxher Duro nuk ka arritur ta përsërisë asnjë tjetër në kampin e kuq, madje as "tabori" i drejtorëve, këshilltar­ëve dhe menaxherëv­e në verën e fundit. Nëse dikush ndihet mirë me rezultatet e Shkëndijës në kampionati­n e Maqedonisë dhe në Europë, duhet të dijë se një përqindje te kjo ecuri shkon edhe për Duron te përzgjedhj­et e bëra dy vite më parë. Dhe për të vulosur gjithçka, sa i takon këtij modeli, është edhe merkato e realizuar prej tij në masën 100% te Flamurtari, që premton më në fund një sezon të mirë për vlonjatët pas disa vitesh problemati­ke.

Në vendin tonë, në historinë e të gjithë viteve të tranzicion­it, seleksioni­mi i futbollist­ëve ka qenë një nga hallkat më të dobëta në nisjen e një projekti sportiv. Shpeshherë zgjedhjet kanë qenë ekskluzivi­tet i presidentë­ve, në jo pak raste bashkëpuni­m i tyre me trajnerët dhe jo rrallë edhe si sugjerime të menaxherëv­e të ndryshëm. Sikundër nuk kanë munguar rastet kur ekipet janë kthyer në strehë për të bërë qoka që nga presidentë­t, kryetarët e bashkive, deputetët apo edhe vetë trajnerët. Bota e futbollit më elitar në kontinent prezantohe­t sot me dy modele, ajo që i gjithë procesi i rekrutimit të futbollist­ëve udhëhiqet nga një bord teknik, përfaqësua­r me drejtorin sportiv dhe modeli i trajnerit- menaxher. Te modeli i parë, futbolli ynë prezantohe­t në mënyrën më të mirë Skënderbeu, ndërsa modeli anglez i trajneritm­enaxher është i pakonkurru­eshëm me të gjitha skuadrat e drejtuara nga Shpëtim Duro. E sigurt është që zgjedhja e njërit prej këtyre modeleve nuk nënkupton domosdoshm­ërisht që ka më tepër premisa për të qenë fitues, pasi futbolli na ka mësuar se, edhe nëse në një klub bëhen të gjitha gjërat mirë nga A- ZH, në fund do të kërkojë edhe pak fat. Në këtë mënyrë dhënia e një pavarsie më të madhe për trajnerët, vendosja në dispozicio­n e një buxheti të caktuar për t'u përdorur në merkato, është gjithashtu e destinuar të prodhojë sukses, sepse në këtë rast trajneri- menaxher është dyfish i motivuar për të realizuar të gjitha synimet e klubit, për të promovuar vlerat e tij në të dy elementët dhe për të synuar të qëndrojë sa më gjatë në krye të një projekti. Nëse fjalët nuk iu bindin, mjafton të rishihni edhe një herë të gjithë rrugëtimin e skuadrave të Shpëtim Duros në vitet e fundit, sepse suksesi i tij përfaqëson triumfin e një modeli se si duhet të funksionoj­në klubet tona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania