Panorama Sport (Albania)

Partizani pa filozofi, merkato e dështuar

- Nga ADNAND OCELLI

‘I dyti është i pari i hum bësve", ka thënë Enzo Ferrari. Objektivat nuk përqasen me atë çfarë ekipi po tregon. Çfarë nuk ecën? Kualiteti, grupi, selektimi...

‘Idyti është i pari i humbësve", ka thënë Enzo Ferrari. Objektivat nuk përqasen me atë çfarë ekipi po tregon. Çfarë nuk ecën? Kualiteti, grupi, selektimi, stafi? Cili është objektivi i mirëfilltë i Partizanit, që të jenë të gjithë të qartë?

1. Të formosh një ekip për të ardhmen, që të ketë vazhdimësi.

2. Të formosh një ekip për të dalë kampion.

I pari kërkon kohë, i dyti kërkon financa të mëdha për të sjellë kualitete, që kanë mentalitet kampioni. Nëse do të mbështesim variantin e parë, mendoj se grupi mungon. Dhe këtë e tregojnë më së miri oshilacion­et, këto në rezultate, sepse në prodhimin e lojës, të fantazisë dhe gjeometris­ë, nuk ka treguar asgjë akoma. Partizani më shumë ka pësuar se sa ka shënuar, gjë që tregon se ekipi ka probleme edhe në fazën mbrojtëse e jo vetëm në organizim, tranzicion dhe në realizim. Vërtet që "fati", sipas trajnerit, ndikon, por vetëm në momente të caktuara dhe analiza e tij nuk më duket aspak profesioni­ste. Në pikët e humbura ai i referohet vetëm fatit, që nuk realizon dhe jo gabimeve e lojës pa ide dhe karakter. Është loja pa ide që sjell këto oshilacion­e, jo fati. Çdo ekip ka një fizionomi, ka një interpreti­m, ka një filozofi loje, Partizani jo vetëm që nuk e ruajti atë, por e ka humbur. Komponimi i afrimeve nuk përputhet me atë çfarë kërkon Partizani dhe idenë e trajnerit, por nga ana tjetër ky trajner i testoi dhe i pranoi këto prurje si efikase.

Dështoi, sepse jo vetëm që nuk janë për kampionë, por indirekt u preu rrugën lojtarëve të rinj dhe atyre në tregun e brendshëm, që mund të ishin më pak të kushtueshë­m dhe më produktivë. Trajneri matet me rezultatet dhe ndërtimin e strategjis­ë së tij për të arritur atë që synohet, këtu është gabuar. Po ashtu, ndikoi edhe vonesa e përgatitje­ve, e cila ndikon në interpreti­m dhe rezultat. Nëse do të ndërtonte ekip për kampion, atëherë duhej të punonte që prurjet në të gjitha linjat të ishin kualitete. Por, të afrosh kualitet, duhen dhe financa, kjo mbeti dilemë. Trajneri ka përgjegjës­inë, sepse ai e formoi ekipin me mendjen e të tjerëve dhe jo me idenë e mentalitet­in e tij. Pranoi lojtarë që ia servirën, ose është edhe ai pjesë e kësaj përzgjedhj­eje. Këto kundërshto­jnë njëra- tjetrën. Ose nuk je i aftë në seleksioni­m, ose dhe ti je pjesë e kësaj dhe pranon çdo gjë që të servirin e jo si ti e shikon dhe gjykon formimin e një ekipi. Ky është një mendim i imi, këndvështr­im i imi për Partizanin dhe asgjë personale. E respektoj atë dhe pozicionin e tij në krye të ekipit tim të zemrës, por do të ishte më mirë të gabonte nga mendimi i tij, sepse do të mësonte më shumë, se sa të punojë e gabojë nga mendimet e të tjerëve. Vetëm i pavarur në mendim e veprim do të ndërtojë identiteti­n e tij si trajner. I uroj suksese Iulianos dhe Partizanit, teksa dhe ky është një mendim personal në sensin e kritikës pozitive. Mendoj se duhet të ketë përgatitur lëvizjet e tij për janarin, për të realizuar atë që ai mendon dhe si e mendon. Vetëm kështu do të arrijë atë që kërkon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania