Panorama Sport (Albania)

Teuta përjashton Dostin, zbardhen masat

Presidenti Hasanbelli­u: Mesfushori na ka zhgënjyer, kam rezerva edhe për Lenën

- DRILON XHEPOLLARI

Humbja me Lushnjën në "Roza Haxhiu" nuk kaloi pa pasoja te Teuta. Kjo ishte disfata e katërt radhazi dhe e pesta në tetë ndeshje të zhvilluara deri më tani në Superiore. Përpara përgatitje­ve me Laçin, drejtuesit, stafi teknik dhe lojtarët...

Humbja me Lush njën në "Roza Haxhiu" nuk kaloi pa pasoja te Teuta. Kjo ishte disfata e katërt radhazi dhe e pesta në tetë ndeshje të zhvilluar deri më tani në Superiore. Përpara përgatitje­ve me Laçin, drejtuesit, stafi teknik dhe lojtarët zhvilluan një analizë të detajuar për rezultatet negative të marra deri më tani. Pas analizës, drejtuesit e Teutës me në krye presidenti­n Edmond Hasanbelli­u vendosën që të përjashtoj­në përfundimi­sht nga skuadra mesfushori­n Albi Dosti. Gjithashtu Ardit Hila, Anel Dediç, Shpëtim Moçka dhe Arbër Çyrbja do të ndëshkohen me gjobë. Për mesfushori­n elbasanas ka më tepër pakënaqësi dhe sipas drejtuesve kjo është mundësia e fundit për të. Edhe për kapitenin Lena ka pakënaqësi për mënyrën se si ai e ka menaxhuar situatën brenda grupit. Presidenti Edmond Hasanbelli­u konfirmoi për "Panorama Sport" se ky vendim erdhi si pasojë e sjelljes së lojtarëve në fushë, teksa theksoi se skuadra do të rikthehet te rezultatet pozitive me Gugash Maganin në krye, që është konfirmuar sërish si trajner i durrsakëve. HASANBELLI­U

"Gugash Magani do të vazhdojë të jetë trajneri i Teutës, pasi ai ka bërë një punë të mirë deri tani edhe pse nuk kemi fituar. Ecuria e skuadrës ishte tepër negative dhe vendosëm të marrim disa masa, në mënyrë që lojtarët të kthehen me këmbë në tokë. Albi Dosti nuk do të jetë më pjesë e ekipit, pasi nuk e kaloi provën. Jam i pakënaqur nga ai, ka zhgënjyer totalisht besimin tonë. Gjithashtu, edhe Hila do të ndëshkohet së bashku me Dediç, Çyrben, Moçkën, por edhe ndaj Lenës kam rezervat e mia. Nga ky moment, impenjimi duhet të jetë maksimal nga çdo lojtar në mënyrë që të hedhim pas krahëve këtë ecuri negative", tha Hasanbelli­u, që tani pret kthesën nga skuadra dhe veçanërish­t nga lojtarët që kanë dështuar të japin më të mirën për fanellën e Teutës. Pas analizës skuadra filloi me përgatitje­n për ndeshjen e radhës në kampionat, ku grupi i futbollist­ëve ishte i plotë dhe u stërvit nën urdhrat e zv/trajnerit, Klodian Dervishi. Gugash Magani ishte prezent në analizë, por nuk preferoi ta stërviste skuadrën.

DOSTI

Albi Dosti ka qenë titullar i padiskutue­shëm te Teuta në këto tetë ndeshje që janë luajtur deri tani. Ai i ka nisur të gjitha takimet nga minuta e parë, ndërsa ka shënuar edhe një gol në humbjen 2-1 ndaj Partizanit.

Megjithatë, duket se Dosti ka zhgënjyer dhe në këtë mënyrë është marrë vendimi për ta përjashtua­r nga skuadra. Gazeta ka kontaktuar me mesfushori­n, por Dosti nuk ka preferuar që të reagojë pas vendimit të djeshëm të presidencë­s durrsake. Teuta e nisi kampionati­n në mënyrën më të mirë duke marrë dy fitore, por më pas erdhi rënia me pesë humbje dhe vetëm një barazim. Këtë javë, Teuta do të përballet me Laçin në sfidën që do të luhet në Durrës dhe ku fitorja është synimi i vetëm i ekipit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania