Panorama Sport (Albania)

Rrethi i krizës, Partizani bën të njëjtin cikël

Italianët kanë dalë dështim, "demat" u besojnë sërish

- ILIR CARA

Partizani u rikthye në Superiore në sezo nin 2013- 2014 dhe që në hapat e para u projektua një ekip që të do të realizonte kthimin te titulli kampion, që i mungon që nga viti 1993. Ndonëse dëshira dhe financat nuk i kanë munguar Partizanit në këto vite, madje këtë edicion është klubi që ka bërë merkaton më të bujshme sa i përket emrave dhe shifrave, sërish titulli mbetet një mision i paarritshë­m. Partizani nuk po nxjerr mësime nga gabimet e bëra në të shkuarën, pasi në këto pesë sezone të kuqtë po ndjekin të njëjtin cikël. Çdo kampionat ka nisur me ndryshime në stafin teknik dhe drejtues, por asnjëri nuk ka dalë triumfues. Merkatot shoqërohen me hyrje-dalje të shumta, gjë e cila ka sjellë prishjen e stabilitet­it dhe ekuilibrav­e në ekip. Partizani ka vërtetuar se ka alergji nga ruajtja e grupit, apo vijimi i punës me të njëjtin staf që ka ndryshuar edhe dy herë brenda vitit. Përjashtim bën vetëm sezoni 20152016, që nisi dhe përfundoi me Shpëtim Duron. Si një klub me buxhet të garantuar, "demat" e nisin me pompozitet sezonin, por rrugës devijojnë, bëjnë ndryshime në staf dhe merkato dhe më pas thërrasin ndonjë person që e njeh realitetin për të shpëtuar sezonin. Në sezonin 2013-2014 ekipi nisi me Hasan Likën trajner, por u largua pas humbjes në derbi dhe drejtimin e mori përgatitës­i atletik Sampaio dhe Partizani mbeti pa Europë. Më pas erdhi Shpëtim Duro, i cili e mbylli sezonin dhe ktheu ekipin në Europë pas 8 viteve, por u largua dhe sezoni pasardhës nisi me Sulejman Starovën trajner. Në mënyrë të habitshme "bobi" largohet pas dy fazave të para dhe vjen Andrea Agostineli, i cili e humbi betejën me Skënderbeu­n. Vendin e Agostineli­t e zë një tjetër italian, Sormani, i cili bëri mirë me ekipin në Europë, por largohet pas pesë javësh kampionat. Rikthehet Starova, që deri diku shpëtoi sezonin me daljen në Europë, por humbi betejën e radhës për titull. Sikur të mos mjaftonin eksperienc­at e hidhura me italianët, Partizani i rikthehet sërish të njëjtit rreth dhe sezoni aktual nisi me Mark Iulianon. Si në edicionet e mëparshme, bëhen afrime voluminoze në merkato, trajnerët preferojnë lojtarët që kanë marrë vetë, por që dalin skarco, ndryshon rreshtimi në fushë dhe pozicionet e lojtarëve dhe përfundimi është ky që është.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania