Panorama Sport (Albania)

Tifozët braktisin Laçin, Xhetani tërbohet me arbitrin

-

As 500 tifozë në stadium, drejtues që ankohen për arbitrimin dhe shfryjnë pas ndeshjes, lojtarë që provokojnë jo vetëm kundërshta­rin, por edhe kryesorin, si dhe ofendime pa "doganë" nga tribuna e ashtuquajt­ur "VIP". Laçi-Kamza ishte ndeshja që mbylli javën e tetë të Kategorisë Superiore, por interesi për të ishte si i një miqësoreje vere. I çuditshëm është fakti që tifozët kurbinas nuk vijnë në stadium, edhe kur ekipi i tyre kalon një moment të mirë. As fitorja 0-3 në transfertë­n e Lushnjës nuk solli tifozë në stadium.

Raçiç - Sulmuesi serb i Kamzës po e kryen më së miri rolin e tij te skuadra e ngjitur këtë sezon në Superiore. Pasi ia doli të provokojë portierin Festim Miraka të Luftëtarit disa javë më parë në Gjirokastë­r, dje bëri të njëjtën gjë me Sefgjinin e Laçit. Edhe ky i fundit nuk i mbajti dot nervat, duke goditur Raçiçin dhe u ndëshkuar me të kuq. Mirëpo, sulmuesi nuk "provokoi" vetëm kundërshta­rët. Ai u kap edhe me kryesorin Jorgji në fillim të lojës, por nuk u ndëshkua.

Xhetani - Fillimisht konteston Jorgjin për një vendim në minutën e 28të. Më pas futet në fushë, në pjesën e dytë, kur kryesori ndëshkoi me të kuq Sefgjinin. Bëhet fjalë për zv/trajnerin Saimir Xhetani, që dje ka qenë i papërmbajt­shëm, ndërsa Jorgji e "kërcënoi" se do ta çonte në tribunë. Pas ndeshjes, mësohet se edhe drejtuesit më të lartë të Laçit kanë qenë të acaruar me arbitrin, duke e kontestuar atë në tunel. Ofendimet - Në Laç tashmë është bërë rrugë. Në minitribun­ën qendrore, ku krahas personalit­eteve ulen edhe tifozë, ofendimet ndaj arbitrave apo lojtarëve janë të përhershme. Edhe ndaj Kamzës nuk munguan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania