Panorama Sport (Albania)

Radas: Presioni, mbi serbët

"Nëse nuk pësojmë shpejt, jam i bindur që do t'i ndëshkojmë dhe mund të fitojmë"

- LLAZI SARO

Skënderbeu filloi pa humbur kohë për gatitjet për ndeshjen e së enjtes kundër Partizanit të Beogradit. Një takim shumë i rëndësishë­m për fatin e korçarëve, që do të kërkojnë të mbajnë ende gjallë shpresat për të kapur vendin e dytë, i cili të jep kualifikim­in. Atmosfera në kampin bardhekuq është e mirë dhe lojtarët janë të vendosur për të tentuar fitoren në Beograd. Dje, në një intervistë për "Panorama Sport", Marko Radas foli për takimin ndaj serbëve, duke e cilësuar të vështirë, por jo të pakalueshë­m. Ai theksoi se Skënderbeu duhet të luajë me përqendrim maksimal për të marrë një rezultat pozitiv. Sipas kroatit, presioni në këtë takim është mbi kundërshta­rin.

Marko, nga kampionati në Ligën e Europës. Çfarë ju pret kundër Partizanit të Beogradit?

Është i njëjti diskutim për çdo ndeshje që luajmë në Europa Ligë. Në këtë kompeticio­n nuk ka ndeshje të lehta, por të gjitha janë mjaft impenjativ­e, për të cilat duhet që të kesh përqendrim­in maksimal nga minuta e parë dhe deri në sekondën e fundit.

Tashmë që e njihni mirë Partizanin, cilat janë shanset tuaja?

Partizani i Beogradit, nga mënyra sesi u paraqit në "Elbasan Arena", ishte një ekip që kërkonte përqendrim në çdo moment dhe në çdo cep të fushës. Natyrisht, duke qenë se kishin elementë të mirë individual­ë, kërkonte që çdo lojtar i joni të ishte i përqendrua­r për atë futbollist që kishte në krah, duke mos lënë hapësirat boshe për shfrytëzim. Ne, një gjë të tillë, them se e bëmë mirë në ndeshjen e parë, ndërsa tani do të mundohemi të jemi akoma edhe më të saktë.

Çfarë e bën më të vështirë takimin e kthimit?

Natyrisht që ky takim nuk është një transfertë si gjithë të tjerat, për vetë faktin se të

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania