Panorama Sport (Albania)

Daja u bën "zbor" lojtarëve

-

Seriozitet, ngritje zëri dhe shumë taktikë. Skënderbeu ka nisur me marsh të pestë përgatitje­t për një ndeshje historike ndaj Partizanit të Beogradit, e cila mund t'i hapë rrugën e kualifikim­it ekipit korçar. Seanca e djeshme filloi me batuta mes lojtarëve, për të vazhduar më pas me një disiplinë të hekurt nga trajneri Ilir Daja, që vendosi "diktatin" duke shtrydhur lojtarët. Përgatitje deri në detaje dhe mbi të gjitha përqendrim, janë kërkesat e trajnerit të Skënderbeu­t për lojtarët në zbatimin e ushtrimeve. Ushtrime që kishin të bënin me shpejtësi, saktësi dhe zgjuarsi në fushë. Pavarësish­t se dhjetë minutat e para të seancës ishin të qeta dhe me humor te Skënderbeu, Daja u kërkoi seriozitet të tijve, duke iu drejtuar grupit me këto fjalë. "Jeni të lirë të qeshni 10 minutat e para, sepse seanca ende nuk ka filluar. Me të rënën e bilbilit, nuk dua fjalë nga askush, por vetëm punë, ritëm, saktësi dhe përqendrim", ishin fjalët e trajnerit bardhekuq. Dhe kështu ndodhi, sepse pas rënies së bilbilit, Skënderbeu filloi të funksionon­te në maksimumin e vetë, duke habitur edhe ata pak tifozë që ishin në orën e paradites, kur dhe u zhvillua stërvitja në aneksin e stadiumit. Në pamje të parë, nëse nuk e dije se për cilin ekip bëhej fjalë, gjithkush do të mbetej i habitur nga seanca stërvitore e djeshme, që ishte perfekte në çdo aspekt. Pas 20 minutave të para të stërvitjes me top, Daja mblodhi rreth vetes titullarët e mundshëm, duke u dhënë këshillat përkatëse. KËRKESAT - Kreu i pankinës kërkoi nga Mici dhe Vangjeli kryesisht, por edhe nga pjesa tjetër e lojtarëve, që në çdo top të ushtronin presing dhe ku ishte e nevojshme të ndiqnin kundërshta­rin deri thellë në mesin e fushës. Presingu ishte mbi të gjitha kryefjala e udhëzimeve për të mos e lënë kundërshta­rin të zotërojë topin i qetë, për të ndërtuar aksionin. Kjo përs a i përket anës defensive. Më pas gjithçka ka kaluar edhe në aspektin ofensiv, atje ku është kërkuar shpejtësi në zhvillimin e aksioneve me pak takime për të zënë në befasi kundërshta­rin. Të gjitha këto "armë" duket se Daja do t'i përdorë edhe në ndeshjen e së enjtes, atje ku do të mundohet të befasojë kundërshta­rin. Ll.S.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania