Panorama Sport (Albania)

Lutaj: Flamurtari e kaloi testin, kujdes nga euforia

"Nëse fiton ndaj Kukësit, atëherë Europa është më afër"

- ERMAL SIKA

Ish- trajneri i Flamur tarit, Edmond Lutaj, e ka cilësuar fitoren ndaj Partizanit si një test të rëndësishë­m që skuadra vlonjate e ka kaluar. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai është shprehur se duhet që skuadra të mos përfshihet nga euforia, por t'i vlerësojë të gjitha ndeshjet njësoj. "Ndeshja me Partizanin ishte një test për ekipin që të dijë se sa vlen. Kjo fitore mendoj se do t'i japë vetëbesim skuadrës dhe do të shërbejë për vazhdimësi­në. Ekipi duhet që të ruhet nga vetëkënaqë­sia sepse është diçka që ndodh pas një fitoreje të tillë. Por, siç e thashë futbollist­ët duhet që të mos kapen nga euforia. Të fitosh ndaj Partizanit nuk është e lehtë, ndaj ekipi duhet që të jetë me këmbë në tokë, pasi euforia gjithmonë të dëmton", tha fillimisht Lutaj në deklaratën e tij.

KUKËSI

Lutaj ndalet edhe te ndeshja që Flamurtari do të luajë me Kukësin. Edhe kjo ndeshje, sipas tij, do të jetë një test shumë i fortë. Lutaj është i bindur se, nëse kalohet me

sukses ndeshja me Kukësin, Flamurtari do të jetë në garë për një vend në Kupat e Europës. "Ndeshja me Kukësin do të jetë gjithashtu një test shumë i fortë. Nëse Flamurtari e kalon me sukses, atëherë mendoj se ekipi seriozisht do konkurrojë për një vend për në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. Personalis­ht jam i bindur se ky është një test që ekipi do ta kalojë. Me kujdes dhe me një lojë të bukur, Flamurtari mund të marrë fitoren në këtë ndeshje. Duhet që të ketë një vijimësi të ndeshjes me Partizanin.

Është një ndeshje e vështirë, por e theksoj se kam besim te skuadra", u shpreh ish- trajneri i skuadrës kuqezi.

DËNIMI

Lutaj komenton edhe dënimin e dhënë nga FSHF për Flamurtari­n. Ai tha se ky dënim e dëmton ekipin, pasi tifozët janë element i rëndësishë­m. "Për çështjen e dënimit nuk di të them ndonjë gjë më shumë. Por, dua të them se ky dënim e dëmton ekipin, sepse tifozët janë një element shumë i rëndësishë­m për suksesin e ekipit", ka përfunduar Lutaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania