Panorama Sport (Albania)

Rikthim pas 17 vitesh, Dedja: Ja pse mora drejtimin e Lushnjës

Sot prezantimi, trajneri: Kam nostalgji për këtë tifozëri

-

Tekniku shkodran Hysen Dedja është praktikish­t trajneri i ri i Lushnjës. Dje në mesditë trajneri ka qenë në qytetin e verdhejesh­ilëve, ku ka parë ambientet e "Lushnja Sport Center", i shoqëruar nga titullarë të bashkisë, të kryesuar nga nënkryetar­i Gentian Nushi. Dedja tha se mbetet vetëm zyrtarizim­i për t'u ulur sërish pas 17 vjetësh në pankinën verdhejesh­ile. Firmat në kontratë janë lënë për të martën paradite dhe më tej Dedja do të prezantohe­t para skuadrës verdhejesh­ile. Për gazetën "Panorama Sport", trajneri i ri i Lushnjës tha se rikthehet mes shumë emocionesh në stadiumin "Roza Haxhiu", aty ku ka punuar në dy periudha të ndryshme.

Çfarë ju shtyu të riktheheni në Lushnjë pas 17 sezonesh, për më tepër pas një kohe të gjatë që nuk trajnoni?

Pas Shkodrës, Lushnja ka qenë për mua një dobësi. Kam shumë nostalgji për brezin e viteve '98-2001. Një brez i shkëlqyer futbollist­ësh me të cilët punova në dy periudha të ndryshme. Unë u vendosa këtu, në Lushnjë, dhe gjithçka në punën time e kam bërë me përkushtim të madh. Erdha me shumë nostalgji për tifozërinë e mrekullues­hme që ka Lushnja, për këta njerëz futbolldas­hës që e mbështesin masivisht skuadrën e tyre.

Tani jemi në një periudhë tjetër

Gjatë kësaj periudhe kam refuzuar disa oferta. Jam marrë me futbollin e fëmijëve. Kur më kanë propozuar drejtimin e Lushnjës jam ndjerë shumë i emocionuar, nostalgjik për një ambient sportiv dhe për një qytet sepse kam banuar këtu.

Si e shikoni tani skuadrën e Lushnjës?

Kam parë dhe kam vëzhguar disa sinteza nga paraqitjet e Lushnjës. Kam parë ndeshjen e fundit Lushnja-Teuta dhe më ka pëlqyer. Jam shumë i qartë për atë që do të bëj.

Do të filloni menjëherë nga puna?

Kemi rënë dakord që të drejtoj skuadrën. Kjo e sotmja është një vizitë sportive. Lushnja ka një problem me stërvitshm­ërinë dhe kam parë disa ambiente, kam parë disa fusha që kanë distancë të afërt me qytetin. Të martën paradite do të zyrtarizoj­më gjithçka në zyrën e kryetarit të Bashkisë. Do bëhet prezantimi para ekipit dhe do të nis menjëherë nga puna. Ndërkohë, 90 minuta para fazës së parë Lushnja dhe Luftëtari mbyllin renditjen dhe është e kuptueshme që do të kërkohet mbijetesa. Si e shihni këtë takim? Patjetër, gjithçka është tërësisht e hapur. Është luajtur vetëm 1 e 4ta e kampionati­t. Janë disa skuadra në fund të tabelës me një diferencë të papërfills­hme pikësh. Do të punojmë që Lushnja të realizojë mbijetesën. Alban Alushi

 ??  ?? Hysen Dedja në ambientet e "Lushnja Sport Center" i shoqëruar nga nënkryetar­i i Bashkisë, Gentian Nushi dhe sekretari i klubit, Irakli Zaka
Hysen Dedja në ambientet e "Lushnja Sport Center" i shoqëruar nga nënkryetar­i i Bashkisë, Gentian Nushi dhe sekretari i klubit, Irakli Zaka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania