Panorama Sport (Albania)

Atsina: Golat ia dedikoj Cungut, por me Gjokën do të jemi ekip më sulmues

Sulmuesi shënoi dopietë në barazimin e Vllaznisë me Kukësin

-

Çarls Atsina me sa duket do të jetë lojtari që do të udhëheqë ekipin e Vllaznisë në sulm. Sulmuesit ganez i janë dashur 9 javë për të gjetur golat e parë dhe tregon për “Panorama Sport” bindjen për të vazhduar ecurinë pozitive.

Sa i kënaqur jeni me rezultatin e takimit me Kukësin? Është e rëndësishm­e që skuadra ka marrë një rezultat pozitiv. Mund të thuhet kështu duke ditur forcën e ekipit që kishim përballë. Mund të them se ishim pa fat, pasi mund të kishim marrë më shumë, por besoj se dhe një pikë është mirë për momentin. Ju vinit nga një dëmtim dhe flitet që mund të mos ishit prezent për shumë takime. Mirëpo menjëherë që në aktivizimi­n e parë nga ana e trajnerit të ri gjetët golat e parë. Sa i kënaqur jeni? Arrita të shënoja dy gola me rikthimin

tim dhe për këtë jam i kënaqur. Është e rëndësishm­e të kemi vazhdimësi. Së pari duhet që të punojmë për skuadrën dhe më pas për të menduar për aspektin personal. Uroj që të shënoj sa më shumë dhe ta ndihmoj skuadrën, që të kemi pozicion të

mirë në klasifikim.

A i ka kaluar Atsina problemet me dëmtimin? Shpresoj që problemet t'i kem të vogla, për të mos thënë krejtësish­t minimale. Ende kam probleme, por shpresoj që t'i kaloj sa më parë. Jam akoma në fazë rikuperimi, por ndihem shumë më mirë se më përpara.

A mendoni se e keni kaluar ngërçin e javëve të para me shënimin e golave?

E thashë edhe më sipër shpresoj që të shënoj sa më shumë për këtë skuadër. Unë nuk dua që të diskutoj gjërat në aspektin personal, por gjithmonë në vartësi të ekipit. Për mua ka rëndësi ekipi. Mendoni se Vllaznia do ta kalojë këtë krizë rezultates­h?

Mendoj që nuk ka pasur ndonjë ngërç skuadra, por thjesht disa herë nuk na ka ndihmuar fati ose ndonjë vështirësi normale për çdo ekip në fillimkamp­ionati.

Çfarë ndryshimi vëreni në ekip në kohën që drejtonte Cungu e tani që po drejton Gjoka?

Mendoj se trajneri i ri Gjoka ka vënë theksin më shumë në fazën ofensive. Në ndryshim nga më parë. Si Cungu, ashtu edhe Gjoka janë trajnerë shumë të mirë. Kam luajtur si me Cungun, ashtu dhe me Gjokën tani. Golat ia dedikoj ish-trajnerit Cungu. Dy trajnerë shumë të mirë, të dy me mentalitet fitues. E përsëris që trajneri i ri kërkon më shumë lojtarë në sulm në ndryshim nga më parë që ishte theksi te mbrojta me shumë. Mendoj se ky është ndryshimi. Tani skuadra do të ketë më shumë thellësi e sulm më të rrezikshëm dhe për këtë po punojmë ta përmirësoj­më.

A ndihet tani gati Atsina për të mbajtur peshën e sulmit?

Sapo jam rikthyer dhe sot kërkoj të bëj më të mirën për ekipin. Puna e sulmuesit është shumë e rëndësishm­e, po ashtu dhe mbështetja nga repartet e tjera. Kështu që duhet të jemi të bashkuar për të bërë më të mirën të gjithë së bashku. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania