Panorama Sport (Albania)

Gjykimet, Flamurtari­t i mohohet penallti, e pëson edhe Luftëtari

Në sfidat e tjera të javës së tetë, arbitrat marrin notë kaluese

-

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e tetë dhe gabimet e gjyqtarëve kanë qenë prezente, edhe pse duhet thënë në masë më të vogël se një javë më parë. Skuadra e parë, që e ka pësuar në ndeshjen e së shtunës, ka qenë Luftëtari. Gjirokastr­itët kanë humbur në transfertë me Skënderbeu­n, por në një moment gjyqtari anësor ka ndëshkuar skuadrën e Likës, duke i mohuar një rast të pastër shënimi. Në minutën e 42-të, kur takimi ishte në shifrat 1- 0, Bregu merr një pasim nga mesfusha dhe del përballë portierit Shehi, por anësori ndërpret aksionin duke e cilësuar pozicionin e lojtarit të parregullt. Në pamjet filmike shihet se lojtari ishte në pozicion të rregullt dhe i është hequr mundësia e shënimit. Ndërsa sa i takon 11metërshi­t në minutën e tretë në favor të Skënderbeu­t, kryesori Ferataj ka vepruar drejt. Ndërkohë, në ndeshjen e së dielës, mes Partizanit dhe Flamurtari­t, këtyre të fundit u është mohuar një 11-metërsh në minutën e 95-të, e cila ishte edhe e fundit e shtesës. Bushiç arrin të fitojë një duel me portierin Hoxha duke ia kaluar topin, por ky i fundit e përplas në tokë duke shkaktuar faull. Por, gjyqtari i linjës, ai mbrapa porte dhe kryesori kanë lejuar vazhdimin e lojës, edhe pse në pamjet filmike dukej qartë se kishim të bënim me një 11metërsh të pastër në favor të skuadrës vlonjate. Në këto momente, rezultati ishte 1-0 në favor të Flamurtari­t.

Të tjerat - Në tri ndeshjet e tjera ka pasur pretendime nga skuadrat për 11-metërsha, por gjyqtarët që kanë drejtuar kanë qenë të saktë në vendimet e tyre, gjë e cila është konfirmuar edhe pas rasteve të ripara nëpërmjet pamjeve filmike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania