Panorama Sport (Albania)

Tri goditje në Superiore, ja plani i Kastriotit

"Kemi nisur kontaktet, në janar fuqizohemi më shumë"

- LIRIDON PASHA

Kastrioti e humbi mundësinë për t'u shkëputur më shumë nga vendi i dytë pas barazimit që mori në transfertë­n e së dielës ndaj Dinamos. Pika e marrë ndaj kryeqyteta­sve i mban krutanët sërish në krye me diferencë +2 pikë nga ndjekësi më i afërt, por mungesa e golit duket se ka vënë në lëvizje drejtuesit e Kastriotit, të cilët kanë filluar të mendojnë që tani për merkaton e janarit. Është vetë presidenti i ekipit krutan, Alban Vogli, i cili për gazetën bën bilancin e gjashtë javëve të para të kampionati­t, si edhe jep detaje mbi synimet që ka në vazhdim. "Në plane kemi disa afrime cilësore, që në fakt kemi nisur kontaktet. Aktualisht kemi nisur bisedime me tre lojtarë cilësorë, që aktualisht luajnë në Superiore dhe besoj që në janar do të jenë pjesë e Kastriotit", thotë ndër të tjera Vogli në intervistë­n e tij për gazetën.

President, si e vlerësoni ecurinë e deritanish­me të skuadrës tuaj?

Deri tani ecuria ka qenë e mirë, por që ka vend për përmirësim. Kampionati është i gjatë dhe gradualish­t do jemi aty ku kemi edhe synimet tona.

Dy barazime dhe katër fitore, sa të kënaqur jeni?

Kemi zhvilluar katër

ndeshje në transfertë dhe dy në shtëpi, jemi në vendin e parë dhe dy pikë më shumë se kundërshta­rët. Kjo është pozitive dhe premtuese për vazhdimësi­në.

Cilat janë planet tuaja për javët në vazhdim?

E thashë edhe më lart, deri më tani kemi ecur mirë dhe në grupin tonë jemi e vetmja skuadër pa humbje. Në plane kemi disa afrime cilësore, që në fakt kemi nisur kontaktet. Aktualisht kemi nisur bisedime me tre lojtarë cilësorë, që aktualisht luajnë në Superiore dhe besoj që në janar do të jenë pjesë e Kastriotit.

Si e shikoni rivaliteti­n këtë sezon?

Nuk merrem shumë me skuadrat e tjera, ne kemi krijuar një skuadër që deri më tani ka prodhuar një futboll të bukur dhe rezultativ, ndaj shohim punën tonë. Ne, nëse arrijmë të marrim ndeshjet tona një e nga një, jemi në rrugën e duhur.

Ndeshja e radhës ndaj Besëlidhje­s, keni një koment për këtë sfidë, ku dihet se lezhjanët janë një prej rivalëve tuaj?

Kam krijuar një skuadër që synon ngjitjen në Superiore pasi janë plotësuar të

gjitha kërkesat e trajnerit. Në këto rrethana pres vetëm fitoren ndaj çdo kundërshta­ri.

Në sfidën e fundit barazuat me Dinamon, çfarë nuk shkoi?

Mendoj se bëmë një paraqitje të mirë dhe i kishim shanset për të fituar, por futbolli i tillë është. Megjithatë, ishte vetëm një takim. Duhet të shohim përpara dhe të përqendroh­emi maksimalis­ht në sfidat në vazhdim. Mos harrojmë se jemi e vetmja skuadër deri tani në Grupin A që nuk jemi mundur akoma. Besoj se do të vazhdojmë kështu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania