Panorama Sport (Albania)

Nga altari në fushë, s’ka muaj mjalti për Egbonë

Analizë 30 minuta, Tirana sfidon Bylisin edhe me statistika

- OLSI TUJANI

Të dielën, e gjithë skuadra bardheblu ishte duke festuar. Emanuel Egbo i dha fund beqarisë dhe zhvilloi ceremoninë e martesës. Ndryshe nga shumë të tjerë që zgjedhin të pushojnë pas dasmës, qoftë edhe duke bërë "muajin e mjaltit", përgatitës­i i portierëve bardheblu ka zbritur në fushë. Dje, ai ka qenë në punë me ritëm të plotë për të zhvilluar seancën stërvitore me gardianët e skuadrës kryeqyteta­se. Gjithçka ka nisur me vendosjen e piketave të nevojshme për ushtrimet e planifikua­ra, më pas me disa seanca vrapimi për të bërë nxehmjen e nevojshme. TEMPERATUR­AT

Dje, moti ka qenë i ftohtë në kryeqytet më shumë sesa ditët paraardhës­e. Temperatur­at e ulëta pasdite kanë bërë që edhe stafi teknik i skuadrës kryeqyteta­se të përfshihej në lojë me futbollist­ët. Ze Maria dhe ndihmësit e tij kanë zhvilluar nxehmjen dhe pjesën e parë stërvitore, kur futbollist­ët kanë bërë disa seanca vrapimi. Më tej, kur lojtarët kanë vijuar ushtrimet me top dhe lojën të ndarë në disa grupe, trajneri ka qëndruar në fushë për të luajtur me të besuarit e tij. I kushtëzuar disi nga temperatur­at e ulëta, por edhe nga dëshira për të "marrë krahun" si në të shkuarën e tij prej mbrojtësi anësor, Ze Maria është parë mjaft en-

ergjik në fushë. ANALIZA

Si çdo e hënë, trajneri Ze Maria e ka bërë tashmë traditë për skuadrën që java përgatitor­e për ndeshjen e radhës nis me analizën e sfidës së fundit të luajtur. Ehe dje, skuadra kryeqyteta­se

është ndalur në një analizë që ka zgjatur rreth 30 minuta, në ambientet e brendshme të "Skënder Halilit", para se të zbrisnin në fushën e lojës për seancën përgatitor­e.

BYLIS

Tirana do të përballet me

Bylisin në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë së Parë. Në historikun e tyre, këto dy skuadra janë ndeshur 33 herë dhe kryeqyteta­sit numërojnë 17 fitore. Statistika­t e tjera janë të tilla që 10 kanë përfunduar në barazim dhe 6 në favor të ballshiotë­ve. Në të gjithë gamën e përballjev­e mes këtyre dy ekipeve, Tirana regjistron disa herë fitore me goleada. Fitorja me diferencën më të madhe është 6-0. Ndërkohë, në anën tjetër, fitorja më e thellë e ballshiotë­ve është vetëm 2-0.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania