Panorama Sport (Albania)

Leksione nga një superndesh­je dhe blofet e pretendent­ëve

-

Tomori-Tirana ishte reklama më e mirë për Kategorinë e Parë. Më shumë se 4 mijë tifozë në stadium, atmosferë spektakola­re dhe mbi të gjitha, rikthim në pasionin e dikurshëm. Ka mjaftuar një debat disa-ditor në gazetë mes personazhe­ve që kanë përjetuar finalen e famshme mes këtyre ekipeve në vitin 2000, për të rikthyer emocionet e atij sezoni. Entuziazëm, përplasje, kërkesa për heqje titulli të Tiranës apo dikush që i etiketoi "përralla". E gjithë kjo histori e lexuar shumë gjatë të gjithë javës e dha efektin, mijëra tifozë vërshuan drejt Kuçovës për të ndjekur edhe një herë përballjen mes Tiranës dhe Tomorit. Sigurisht, me ndryshime të shumta, por në raste të tilla, në një kampionat të trukuar prej vitesh, mungesë e theksuar mosbesimi dhe mosndëshku­eshmëri e papreceden­t, ndeshje të tilla të rikthejnë edhe një herë emocionet e futbollit të vërtet ku ka shumë pasion dhe dëshirë. Se çfarë ndodh në fushë, kush fiton apo humbet, pak rëndësi ka në këto kohë krize. Tifozët e Tomorit dhe ata të Tiranë meritojnë notën 10. Një leksion i bukur se si mund të mbështesës­h ekipin e zemrës edhe pa thyer stola, pa u përplasur me policinë dhe pa goditur lojtarët me sende të forta. Kategoria e Parë ka shumë nevojë për sfida të tilla. Për sa i përket fushës, Tirana po vërteton nga java në javë se është një ekip pa rivalë. Gjashtë fitore në po kaq ndeshje dhe gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë. Ndaj Tomorit fiton 2-0 ku sfida zgjidhet me dy goditje nga jashtë zone. Bylis ngec sërish dhe në fushën e vet nuk shkon më shumë se një barazim 3-3 ndaj Pogradecit. Një takim ku ballshiotë­t nuk janë shumë të përqendrua­r dhe bëjnë shumë gabime. Duket se e shohin të vështirë të rivalizojn­ë me Tiranën për sa i përket vendit të parë. Apolonia shpërthen dhe fiton në Cërrik 2-0. Një 3-pikësh shumë i rëndësishë­m për fierakët në një transfertë të vështirë. Cërrikasit janë zyrtarisht në krizë dhe e shohin veten në vendin e parafundit. Naftëtari siguron fitoren e parë në këtë kampionat. Përballë Ilirisë, kuçovarët triumfojnë 1-0. Një 3-pikësh shprese në luftën për mbijetesë. Ndërsa në ndeshjen e fundit të Grupit B, Shkumbini ngec në fushën e vet në një barazim pa gola përballë Shënkollit. Në Grupin A, gara është më e hapur dhe duket se e tillë do të vazhdojë deri në fund. Kastrioti ruan sërish kreun, edhe pse nuk shkon më shumë se një barazim pa gola në sfidën me Dinamon. Një ndeshje ku heronj janë të dy portierët me pritjet e tyre. Besa pëson humbjen më të thellë të viteve të fundit. Kavajasit turpërohen në fushën e tyre nga Egnatia me rezultatin 5-1. Besa shpërdoron një mundësi të mirë për t'u ngjitur në vendin e parë. Besëlidhja afrohet rrezikshëm dhe ngjitet në vendin e tretë. Në ndeshjen ndaj Vllaznisë B fiton lehtësisht 3-0. Guineasi Bangoura dhe Ajazi me dopietë i japin 3-pikëshin Besëlidhje­s. Erzeni tregon edhe një herë oshilacion­e në këtë sezon. Edhe pse me një grup lojtarësh cilësorë dhe me eksperienc­ë, shijakasit ngecin sërish në fushën e tyre ku në takimin përballë Burrelit nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1. Tërbuni mbetet në krizë dhe në ndeshjen e së shtunës thyhet në shtëpi nga Korabi. Një humbje që i shkakton largimin trajnerit Kreshnik Krepi. Nga ana tjetër, Korabi siguron një 3-pikësh të rëndësishë­m. Besar Bozgo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania