Panorama Sport (Albania)

Tare dhe Strakosha bëjnë ligjin në Itali

Drejtori sportiv, vlerësim maksimal nga sportdashë­sit italianë

- OLSI TUJANI

Pas çdo ndeshje apo çdo jave të luajtur në Serinë A, emri i Thomas Strakoshës është në krye të listave për gardianët e spikatur,. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur prestigjio­zja italiane "Gazetta Dello Sport" ka përpiluar një material special me statistika në lidhje me gardianët e Serisë A. Në këtë listë, matësi kryesor dhe elementi që ka përcaktuar renditjen e tyre, është pritja që ka bërë sezonin e përllogari­tur në përqindje. Thomas Strakosha është i dyti në këtë renditje, në bazë të ecurisë së deritanish­me, që kanë bërë skuadrat dhe portierët e elitës së futbollit italian. STRAKOSHA

Gardiani i Lacios ka arritur të renditet në vendin e dytë, në bazë të përqindjes së pritjeve, që ka bërë deri më tani në kampionati­n italian. Gardiani i Kombëtares e gjen veten me 78.9% pritje dhe gjendet pas portierit të Romës, Alison, me 86.5% pritje. Shqiptari ka arritur të lërë pas emra si Handanoviç që po tregon superformë me Interin javë pas jave, apo

edhe Bufon e Donaruma, të cilët janë edhe dy gardianët më të përfolur në Itali për cilësitë e tyre. Portieri tjetër i Kombëtares, Etrit Berisha, renditet në vendin e 17- të dhe lë pas gardianin e Milanit, Donarumën, i cili është në vendin e parafundit.

Strakosha, me paraqitjet e vazhdueshm­e që është duke bërë si në serinë A ashtu edhe në Europa Ligë me Lacion, ka arritur që të rritë shumë vlerën e kartonit të tij dhe të bëhet një portier i lakmueshëm nga skuadrat e mëdha. Madje, së fundmi, në mediat italiane është përmendur edhe fakti që mund të jetë kandidatur­ë për të zëvendësua­r Bufon te Juventusi.

TARE

"Nuk jemi më një surprizë në Itali", e tillë është një nga frazat e thëna së fundmi nga Igli Tare në mediat italiane për Lacion. Kush më mirë se drejtori sportiv e di punën e madhe që është bërë për ndërtimin e këtij ekipi, që është duke bërë mjaft mirë gjatë këtij sezoni. Lojtarë me profil të ulët, me vlerë jo shumë të kushtueshm­e në treg, por me shumë cilësi për kampionati­n italian dhe jo vetëm, e kanë bërë skuadrën kryeqyteta­se në Itali një prej pretendent­eve për vendet e sipërme në klasifikim. Për këtë, puna e drejtorit sportiv të Lacios, krahas pikëve që merr ekipi, ka marrë së fundmi edhe një vlerësim nga vetë sportdashë­sit në Itali. "Tuttomerca­toweb", ka bërë një sondazh në lidhje me punën e drejtuesve të skuadrave, ku votuesit e sondazhit kanë veçuar Taren si personin me përqindjen të lartë të votave. Thënë ndryshe, Tare dhe Strakosha, secili në profilin e tij të punës, po bëjnë ligjin në Itali…

 ??  ?? Sondazhi i "Tuttomerca­toweb në lidhje me drejtorët sportivë në Itali, ku Tare është në vendin e parë për nga votat e marra prej votuesve.
Sondazhi i "Tuttomerca­toweb në lidhje me drejtorët sportivë në Itali, ku Tare është në vendin e parë për nga votat e marra prej votuesve.
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania