Panorama Sport (Albania)

#uroliga, "hgënjejnë ekipet turke

-

Të premten e kaluar u luajtën ndeshjet e vlefshme për javën 4-t të Euroligës për meshkuj. Skuadra e Realit të Madridit kreu detyrën si fituese, duke mundur Zhalgiris Kaunjas në fushën kundërshta­re, po kështu edhe grekët e Olimpiakos­it kanë arritur të marrin fitoren e 4-t radhazi, këtë radhë ndaj skuadrës së Khimki Maunjas, duke u bërë një rivale ndaj spanjollëv­e. Më të zhgënjyeri­t e kësaj jave kanë qenë ekipet turke, të cilat janë mundur nga rivalët. CSKA Moskë fitoi 9880 ndaj Anadolli Efes, ndeshje e dominuar nga miqtë, me Kliburn që realizoi 20 pikë e De Kolo 18, një dyshe që bëri diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Simon për turqit. Fitore në sekondat e fundit arrin skuadra e Panathinai­kos, që mundi 70-68 kampionët në fuqi të Fenerbahçe. Papas me 24 pikë ishte lider në fushë për ekipin helen, gjë që mungoi te turqit. Pa probleme fiton edhe Valencia, që mundi 91-53 Unikaja Malaga në derbin spanjoll, sfidë ku dyshjaAbal­de-Grin realizoi 37 pikë. Fiton edhe ekipi i Broz Bamberg, që mposhti 78-72 Bashkonia Gashteiz, duke qenë një nga dy ekipet ende pa fitore këtë sezon (Rajt realizon 13 pikë për vendësit). Në përfundim të kësaj jave, dy skuadra nuk njohin ende humbje, spanjollët e Real Madridit dhe grekët e Olimpiakos së Pireut. Valencia B.-Unikaja 91-53 Panathinaj­kos-Fenerbahçe 70-68 Bamberg-Bashkonia 78-72 Anadolu E.-CSKA M. 80-98 Milan-Barcelona 78-74 Olympiakos-Khimki M. 92-75 Estrella R.-Makabi T. 87-84 Zhalgiris K.-Real Madrid 66-87

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania