Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Rekordi s'na jep titullin, po fitojnë të gjithë

-

Luçiano Spaleti, në përfundim të fitores me Veronën, foli për mikrofonat e "Premium Sport", duke e nisur me një koment për penalltinë e akorduar për verdheblut­ë: "Janë episode të vështira për t'u diskutuar, është e kot t'i komentosh. Nëse arbitri e akordoi, do të thotë që pati të drejtë".

PROVË POZITIVE - "Ishim mësuar me mënyra të tjera, të kërkonim top nga prapa, duke treguar kujdes. Rrezikojmë akoma, na duhet të punojmë mbi disa aspekte. Fakti që Verona na sulmoi është për t'u duartrokit­ur. Po ashtu, përgëzoj lojtarët e mi që 'pushtuan' gjysmëfush­ën e tyre, atë që duhet të përpiqemi të bëjmë gjithmonë. Skuadra më pëlqeu në çdo aspekt, por në disa raste ngadalësoj­më ritmin, lejojmë hapësira kur nuk duhet kurrsesi të shpërqendr­ohemi. Por fituam psikologji­kisht".

MBI REKORDIN - Çfarë efekti i bën Spaletit fitorja? Duket se Luçiano nuk e ka mendjen te rekordet: "Asnjë, do shtohet një tjetër shkrim në historinë e klubit dhe tani le të shohim përpara. Duhet të shkojmë në fund të këtij tuneli që do zgjasë deri në qershor për të parë dritën në fund".

IKARDI - Në një ndeshje ku nuk shënoi, i vihet në diskutim Ikardi: "Për mendimin tim zhvilloi një ndeshje të mirë, gjithmonë paraqitjet e tij i gjykoni nga golat, por me hapësirat që krijoi na dha një avantazh të madh. Është thelbësor në çdo lëvizje që bën". Dhe e mbyll me shtyllën e Vesinos: "Shpresoj që të mos ndikojë në rekordin tonë të fatit...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania