Panorama Sport (Albania)

Sulmues skarco, polemika te Milani

“S'kam dyshime për merkaton, kemi lojtarë me vlerë”

-

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative, te kuqezinjtë çdo ditë lind një problem i ri. Në ditën e djeshme, teksa "Fondacioni Milan" shpërndant­e dhjetë defibrilat­orë për shkollat e Milanos, e përditshmj­a "Il Giornale" fliste për pakënaqësi­të e drejtuesve mbi zgjedhjet e merkatos, e sidomos për ato të lidhura me sulmin. Sipas të njëjtit burim, zëvendëspr­esidenti i "Djallit", Han Li, kishte deklaruar se më mirë të ishte afruar një futbollist prej 80 milionë eurosh, sesa të bliheshin dy lojtarë si Nikola Kaliniç dhe Andre Silva. Gjyqet dhe bilancet do të bëhen në fund të sezonit, pasi tani ekipi ka nevojë që të gjithë të vozisin në të njëjtin drejtim, pasi do të ishte një gabim i dyfishtë që të cilësohej Montela dhe si shkaktari i problemeve mbi zgjedhjet e merkatos.

Korrigjimi - Teksa gjatë pasdites së djeshme deklaratat e krahut të djathtë të Jonghong Lisë ishin në të gjitha mediat, ka qenë vetë Han Li, që nëpërmjet faqes zyrtare të Milanit ka sqaruar gjithçka, duke përgënjesh­truar lajmin sipas të cilit ai kishte kritikuar merkaton dhe mungesën e marrëveshj­es më një lojtar si Pier Emerik Aubamejang. Në fjalën e tij, ai shprehu besim ndaj administra­torit Fasone dhe drejtorit Mirabeli duke deklaruar: "Çdo vendim është marrë në mirëkuptim të plotë dhe dakordësi brenda bordit".

Asnjë dyshim - "Pronarët e Milanit, - raportohet në komunikatë, - kanë qenë në dijeni dhe kanë miratuar çdo lëvizje të merkatos kuqezi. Asnjë drejtues nuk ka dyshime mbi cilësinë e lojtarëve të zgjedhur dhe nuk ka asnjë keqkuptim apo shqetësim mbi mosardhjen e Aubamejang­ut në skuadrën kuqezi. Ai është një kampion i madh, por ishin drejtuesit e

Milanit që orientuan zgjedhjet e tyre mbi futbollist­ë të tjerë. As Han Li dhe askush tjetër nga drejtuesit kinezë nuk ka hedhur dyshime mbi afrimet e bëra gjatë verës, madje përfiton nga rasti për të shprehur besimin e plotë", mbyllej deklarata e klubit kuqezi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania