Panorama Sport (Albania)

Juventusi në Lisbonë si me Milanin, rikthehet De Shiljo

-

Transfertë kyçe për Juventusin, sot në Lisbonë: me një fitore bardhezinj­të do siguronin kualifikim­in për në fazën e 1/8-ave. Problemi kryesor për Masimilian­o Alegrin është përcaktimi i mbrojtësit të djathtë, duke marrë në konsiderat­ë faktin që Lishtajner nuk u përfshi në listën e Ligës së Kampionëve dhe Hovedes ndodhet ende i ndalur në infermieri. Për momentin qëndron favorit Matias De Shiljo (me Sturaron si alternativ), i rikthyer pas ndeshjes së fundit në fushë kundër Barcelonës, pikërisht në Ligën e Kampionëve), çka do lejojë Barzaljin të vendoset në qendër të mbrojtjes në vendin e Ruganit. Për pjesën e mbetur nuk priten ndryshime: formacioni do jetë po i njëjti që mposhti Milanin. Në portë do vendoset Bufon; në prapavijën me katër priten De Shiljo, Barzalji, Kielini dhe Aleks Sandro (në vend të Azamoah që u nis si titullar në "San Siro"); në mesfushë do rreshtohet dyshja Pjaniç-Khedira. Në sulm asnjë risi: Kuadrado, Dibala e Manxhukiç do vihen në ndihmë të të padiskutua­rit Higuain, i vetëm në sulm. SPORTINGU - Në krahun tjetër, trajneri i luzitanëve Horge Zhezus pritet të konfirmojë formacioni­n e ndeshjes së parë që sfiduan bardhezinj­të: sulmi do t'i besohet Dost (si pykë e vetme), ndërsa priten të jenë sërish në stol Dumbia e Matjë. SPORTING LISBONA (4-2-3-1) Rui Patrisio; Ristovski, Koates, Andre Pinto, Koentrao; Uilliam Katvajo, Batalia; Martins, Bruno Fernandes,

Akunja; Dost. Trajner: Zhorg Zhezus

JUVENTUS (4-2-3-1) Bufon; De Shiljo, Barxalji, Kielini, Aleks Sandro; Pjaniç, Khedira; Kuadrado, Dibala,

Manxukiç; Higuain. Trajner: Masimilano Alegri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania