Panorama Sport (Albania)

Dietë dhe program special, si Higuain rigjeti formën

Sampaoli i preku krenarinë, "Pipita" humbi 2 kg në stërvitje

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Dietë dhe shumë punë. Kështu, Gonzalo Higuain është rikthyer vetvetja. Sulmuesi argjentina­s tronditi Milanin vetëm me dy goditje, duke rrëmbyer edhe një herë skenën dhe vëmendje mediatike. Një muaj më parë ishte i përhumbur, i paaftë për të shënuar gola, por edhe për të bërë pasime. Pas tre ndeshjesh shumë të dobëta radhazi, Masimilian­o Alegri vendosi ta linte pushim duke e ulur në pankinë. "Ishte zgjedhje teknike", shpjegoi trajneri duke mos dashur t'i hidhte benzinë zjarrit për situatën e vështirë që po kalonte sulmuesi i tij. "Pipita" nuk u zemërua dhe e dinte që po kalonte një moment të keq, prandaj nuk kishte arsye pse të ngrinte zërin. Pranoi gjithçka dhe gjeti motivimin e duhur për të luajtur ndaj Olimpiakos­it. Sapo u fut në fushën e lojës gjeti golin dhe fitoi sërish be- simin e trajnerit dhe tifozëve.

DIETA - Goli nuk e shpëtoi dot nga paraqitjet me uljengritj­e dhe me dritë- hije. Duke përfituar nga pushimet që patën skuadrat dhe nga fakti që trajneri i Argjentinë­s Sampaoli nuk e grumbulloi, në qendrën stërvitore në Vinovo ai vendosi të ndiqte një kurë speciale, një program të personaliz­uar për të kapur formën. Ky program kishte një dietë specifike me më shumë proteina, më shumë stërvitje intensive. Krenaria e tij për përjashtim­in nga kombëtarja dhe dëshira për t'u hakmarrë në fushën e lojës e shndërruan në një tjetër lojtar. Ai humbi 2 kilogramë nga pesha e tij dhe rigjeti formën, shpirtin e sakrificës. Pavarësish­t se nuk shënoi edhe në ndeshjet pasardhëse, shihej më i ingranuar në lojë, më i fortë dhe më me grintë. Shpërthimi erdhi ndaj Milanit.

THYEN TREZEGENË - Gonzalo Higuain është një "kanibal" goli dhe këtë e konfirmon javë pas jave dhe vit pas viti. Nuk e konsideron kurrsesi golin një fiksim, prandaj shënon shpesh. Ai jeton për të dhe punon çdo ditë për të ndihmuar skuadrën e tij. Statistika­t e thonë qartazi. Në Itali nuk kalonte prej kohësh një sulmues kaq i fortë dhe i frikshëm. Ai arriti të shënonte 101 gola në Serinë A në 153 ndeshje duke parakaluar në këtë mënyrë edhe një sulmues si David Trezege. Francezit iu deshën 155 ndeshje, ndërsa Shevçenkos 162. "Pipita" arriti të shënonte më shumë se 100 gola në dy kampionate­t kryesorë si ai spanjoll dhe ai italian. Diçka të tillë e ka bërë edhe Ibrahimovi­ç, fillimisht në Itali dhe më pas në Francë.

Meritë e Bufonit - Fjalët pozitive dhe vlerësimet që kapiteni i Juventusit i bëri sulmuesit argjentina­s ndikuan në përmirësim­in e tij dhe në impenjimin maksimal gjatë një ndeshjeje futbolli. "Duhet ta falënderoj për fjalët e bukura që ka thënë për mua. Ato janë një stimul i madh për të vazhduar punën. E rëndësishm­e është që të ndihmoj skuadrën të fitojë. Kur lojtarët punojnë në heshtje, e dinë që herët apo vonë golat do të vijnë", ka thënë Higuain pas dopietës që i shënoi Donarumës duke i dhënë Juventusit 3 pikë shumë të rëndësishm­e në garën për titullin kampion në Serinë A. Paralelish­t me të po ecin edhe lojtarë si Imobile, Mertens dhe Ikardi. Por "Pipita" e di që rivaliteti i bën mirë dhe e motivon akoma më shumë për të treguar muskujt.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania