Panorama Sport (Albania)

“Roboti” Ter Shtegen pëlqen picat me ananas dhe s'do që t'i prekin dorezat

Gardiani i Barcelonës është portieri me më shumë pritje në Spanjë

-

Vëmendjen më të madhe te Barcelona e merr gjithmonë Lionel Mesi dhe sulmuesit që shënojnë thuajse në çdo ndeshje, por nuk mund të hidhet poshtë puna që ka bërë në fillimin e këtij sezoni portieri Ter Shtegen. Në ndeshjen ndaj Bilbaos ishte një nga më të mirët në fushën e lojës dhe mbajti portën e skuadrës së tij të paprekur dhe mundësoi shokët që të ishin më të qetë për të arritur rezultatin. Por, nuk është vetëm kjo ndeshje. Ai ka qenë gjithmonë vendimtar. Në dhjetë javët e para të luajtura në kampionati­n spanjoll, Barcelona ka pësuar vetëm 3 gola. 0,3 gola mesatarish­t për ndeshje dhe meritë të madhe ka gjermani. Ai ka arritur të presë 25 nga 29 goditjet që i janë bërë në kuadratin e portës së tij. Me ndeshjen pozitive ndaj Bilbaos dhe pritjet e realizuara, ai konfirmohe­t një "robot" dhe, mbi të gjitha, bëhet zyrtarisht portieri me pritjet më të shumta në Spanjë. Me një përqindje 86.2% të pritjeve, Ter Shtegen

parakalon edhe gardianin e Atletikos, Jan Oblak. SEKRETET - Por, çfarë fshihet pas djaloshit biond dhe të përgatitur për të fluturuar në çdo cep të portës për të mbajtur portën të paprekur nga golat? Ai është një lojtar që di shumë gjuhë të huaja, ndërkohë që i pëlqen pica me ananas. Këto janë disa nga sekretet e tij:

1- "Në kërkim të lumturisë", është filmi i tij i preferuar në të cilin aktrojnë Uill Smith dhe djali i tij. Ai e sheh shpeshherë këtë film.

2- Portieri i Barcelonës është një tip që nuk i pëlqen aspak të shikojë televizor dhe ulet përpara tij vetëm për të ndjekur ndeshjet e futbollit. 3- Mund t'ju duket e çuditshme, por ai pëlqen shumë të hajë picat me ananas dhe dashuron tmerrësish­t sallatat. Një darkë e tij nuk ka kuptim pa këto të fundit.

4- Ter Shtegen mund të jetë armiku më i madh i juaji në rast se do të përdorni telefonin në momentin që jeni duke konsumuar diçka. Në

tavolinë kërkon që të gjithë të fokusohen tek ushqimi dhe të mos shpenzojnë kohë duke mbajtur telefonat nëpër duar.

5- E ka shumë të lehtë të mësojë gjuhët e huaja. Flet mirë frëngjisht, anglisht dhe italisht. Këto janë gjuhët e tij të preferuara.

6- Nuk lejon askënd që t'i prekë dorezat. Nëse do ta bëjë këtë gjë, atëherë duhet t'i blejë një palë të reja. 7- Ai dëshironte të ishte lojtar dhe jo portier, por në moshën 9-vjeçare zëvendësoi portierin e dëmtuar. U mendua se do të ishte thjesht një ndeshje, por ai gjeti veten aty. "Në atë ndeshje mësova se ndihesha mirë në portë dhe mund të kontrolloj­a lëvizjet e shokëve të skuadrës", ka thënë Ter Shtegen pas disa vitesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania