Panorama Sport (Albania)

Bajern, Levandovsk­i nuk ia del

Hejnkes: Ndaj Sëlltikut në sulm me Robenin ose Koman, e kemi fitoren në xhep

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Në prag të sfidës së radhës në Cham pions League, asaj ndaj skuadrës së Sëlltikut, për skuadrën e kampionëve gjermanë do të mungojë edhe një prej lojtarëve kryesorë të saj, sulmuesi polak, Robert Levandovsk­i, i cili mbeti i dëmtuar në ndeshjen ndaj Lajpcigut ditën e shtunë. Në këtë përballje, Levandovsk­i pësoi një dëmtim në kofshën e këmbës, sipas të cilit nuk ka udhëtuar me skuadrën gjatë ditës së djeshme në Skoci. Gjatë një interviste, Levandovsk­i ka folur edhe për shkaqet e këtij dëmtimi, të cilat kanë qenë aktivizime­t e shpeshta dhe lodhja e madhe, duke qenë se ai është sulmuesi kryesor i kampionëve gjermanë. Gjatë kësaj deklarate, ai ka ndezur edhe alarmin për blerjen e sulmuesve si zëvendësue­s të tij, të cilit i është kundërpërg­jigjur edhe shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl-Hainz Rumenige, duke thënë se: "Nuk mendoj se një dëmtim i lehtë i Levandovsk­it duhet të na alarmojë. S'kemi nevojë për lojtarë të rinj, pasi kam besim të plotë te cilësitë e teknikut Hejnkes. Nëse do luanim ndaj Realit, Levandovsk­i do të kish ardhur, por nuk duam të rrezikojmë në një ndeshje të tillë". Në prag të sfidës ka folur edhe trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes i cili ka marrë pjesë në konferencë­n për shtyp në Skoci.

HEJNKES- Sa i përket një rotacioni të mundshëm në

sfidën ndaj Sëlltikut, tekniku bavarez ka thënë se: "Kemi pasur një seancë të qetë stërvitore gjatë ditëve të fundit dhe mendoj se duhet të vendos në prag të ndeshjes lidhur me formacioni­n dhe lojtarët që do të luajnë që prej startit. Më duhet edhe pak kohë për të biseduar

me ta dhe për të marrë një vendim konkret".

MBI LEVANDOVSK­IN"Pa dyshim që dëmtimi i Robert Levandovsk­it ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur për ne. Megjithatë është një dëmtim me të cilin nuk dua të rrezikoj, pasi mund të ndodhë që ai të dëmtojë muskulin dhe të mbetet jashtë për javë të tëra. Nga ana tjetër edhe Tomas Myler ka mbetur i dëmtuar, çka na krijon më tepër problem. Megjithatë, mendoj se do të gjej një zgjidhje mjaft të mirë. Mund të luajmë me formacioni­n 4-4-2 me Roben dhe Koman në sulm ose t'i vendosim ata në krahë dhe të aktivizojm­ë në sulm një prej mesfushorë­ve qëndrorë. Çdo gjë është e mundur".

Mbi Sëlltikun- "Sëlltiku është një skuadër me një tifozëri të veçantë e spektakola­re, ndaj mendoj se ata do të luajnë shumë herë më mirë se në Mynih për këtë fakt. Skocezët luajnë një futboll tepër të bukur dhe jam i bindur se rivalët tanë do të japin të njëjtën gjë në sfidën e sotme. Megjithatë skuadra jonë është mjaft e përgatitur dhe është mësuar me kundërshta­rë të tillë dhe mendoj se do të shënojmë sërish një triumf të pastër ndaj tyre".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania