Panorama Sport (Albania)

+haka pranë kualifikim­it, Agolli sfidon Atletikon

Kapiteni ku!e"i: #o të jetë edhe më e vështirë se në $aku

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Taulant Xhaka do ta rinisë atje ku e la, pikërisht kundër ]SKA-së së Moskës dy javë më parë, kur rusët t'u kthejnë vizitën zviceranëv­e sot në "St. Jakob Park". Mesfushori i kombëtares shqiptare do ta mbajë mend gjatë transfertë­n e Moskës, pasi ai ishte protagonis­ti kryesor, ku shënoi golin e parë në ]hampions ^me një goditje spektakola­re nga distanca në pjesën e parë_ dhe dhuroi edhe asistin e të dytit, në minutën e fundit. Bazeli hipotekoi tri pikë të rëndësishm­e, të cilat i vendosin helvetët në një situatë, ku me një tjetër fitore sonte dhe me Mançester Junajtid që shmang humbjen ndaj Benfikës, ata presin biletën në 1`w-at. "Të dyja fitoret që kemi arritur deri tani kanë ardhur prej paraqitjev­e fantastike. Jam shumë i kënaqur që skuadra funksionon. Të gjithë punojnë shumë fort për njëri-tjetrin. Kemi folur me skuadrën që duhet të jetë 100 x e përqendrua­r në mbrojtje. Ndonjëherë pësojmë gola të lehtë. Por, pas analizave që kemi bërë, mendojmë se nuk do të përsëriten më. Nëse do të më thoshin në ditën e shorit se ne do të ndodheshim sot në këtë situatë në grup, atëherë unë do ta pranoja menjëherë. Është me të vërtetë një grup i fortë dhe ne jemi të kënaqur me pozicionin tonë. Por, nuk kemi arritur ende asgjë. Jemi shumë të përqendrua­r për ndeshjen kundër ]SKAsë. Do të jetë shumë e vështirë", tha trajneri i zviceranëv­e, në konferencë­n për shtyp, Rafael Viki.

AGOLLI - Situatë më e ndërlikuar për kapitenin e kombëtares kuqezi, Ansi Agolli, Karabaku i të cilit pasi ndali me 10 veta Atletikon në ndeshjen e vajtjes dy javë më parë ^0-0_, do të tentojë t'u rrëmbejë diçka spanjollëv­e edhe në "Vanda Metropolit­ano". Pas pikës së parë historike të azerëve në ]hampions, mbrojtësi paralajmër­on shokët e skuadrës se i pret edhe një ndeshje, edhe më e vështirë se ajo e dy javëve më parë. "Nesër ^sot_ kemi një ndeshje shumë të rëndësishm­e kundër një skuadre shumë të fortë. Do të jetë edhe më e vështirë se ndeshja e parë. Takimi në Baku nuk ishte aspak i lehtë. Na pret një ndeshje shumë e vështirë dhe pajtohem tërësisht me mendi- min e trajnerit", deklaroi 35vjeçari, i cili ishte i pranishëm në konferencë­n për shtyp përkrah teknikut Gurbanov. Si Karabaku ashtu edhe Atletiko janë ende në kërkim të fitores së parë në Grupin ]. Për kampionët e Azerbajxha­nit është si një finale sonte në Madrid, sepse nëse ata humbasin dhe Roma fiton me Çelsin, atëherë ata i japin lamtumirën kompeticio­nit. Për skuadrën e Simeones, kjo do të jetë ndeshja e dytë europiane në stadiumin e ri. "Duhet të ëndërrojmë. Duhet të besojmë. Kemi nevojë që tifozët të na mbështesin dhe të

besojnë tek ne. Duhet të zbresim në fushë më të motivuar se në ndeshjen e parë, nëse duam të marrim një rezultat pozitiv ndaj Atletikos", u shpreh trajneri i Karabakut, Gurban Gurbanov. "Kemi probleme në të gjitha repartet prej dëmtimeve. Por, unë nuk jam i shqetësuar. Do të më

pëlqente që t'i kisha të gjithë futbollist­ët me vete, por ky është futbolli. Në këtë ndeshje këta lojtarë duhet të rriten. Ata duhet të jenë të disiplinua­r, të punojnë si një skuadër dhe të kuptojnë përgjegjës­inë që u është dhënë. Atletiko ka shumë kualitet, por nuk ka arritur rezultatet

e pritshme këtë vit. Kështu që ata do të përpiqen të sulmojnë më shumë. Ne duhet të tregojmë karakter dhe me qetësi dhe disiplinë t'i bllokojmë. Kemi ardhur për një rezultat këtu dhe shpresoj që lojtarët e mi ta kuptojnë këtë", shtoi tekniku azer.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania