Panorama Sport (Albania)

Siti i Guardiolës po gris librat e rekordeve

Thyen rekordin e Mançinit dhe të Çelsit të Mout

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Luajtur 10. Fituar 9. Barazuar 1. Hum bur 0. Diferenca e golave +29. Këto janë statistika­t monstruoze të Mançester Sitit, i cili zyrtarisht ka bërë edhe startin më të mirë të gjithë historisë së Premier Ligës pas 10 javëve të para.

REKORDI

Skuadra e Pep Guardiolës theu rekordin që vendosi Siti i Roberto Mançinit, kur u shpall kampion në sezonin 2011-12. Ajo skuadër, e cila regjistroi edhe suksesin e pavdekshëm 6- 1 në derbin kundër Mançester Junajtid në "Old Trafford", kishte një golavarazh + 28 pas 10 ndeshjeve, edhe pse rekordi i pikëve ishte identik. Dhe rekordi i tyre është edhe më befasues sesa ai i Çelsit të Zhoze Murinjos vendosur gjatë 2005-06 (edhe këta kampionët e ardhshëm), i cili fitoi 9 nga 10 javët e para, por diferencën e golave e kishte +20. RENDITJA

Siti i Guardiolës po i gris librat e rekordeve çdo javë dhe po vendos standarde të reja në Premier Ligë. Nuk është rastësi që ata kryesojnë me 5 pikë nga vendi i dytë, që mbahet nga Junajtid dhe 8 nga Totenhemi, edhe pse jemi ende në fillim të sezonit. Suksesi i fundit 3-2 ndaj Uest Bromuiçit, nuk ishte më i bukuri i sezonit, pavarësish­t se solli fitoren e tetë radhazi në Premier Ligë. Megjithatë, ai shfaqi potenciali­n e talentit sulmues që skuadra ka në dispozicio­n, kur shënoi me Leroi Sanenë, Fernandinj­on dhe Rahim Sterling, për t'u nënvizuar se asnjëri nuk është sulmues i deklaruar. SULMI

Lojtarët e Sitit kanë nisur të dominojnë Premier Ligën, duke kryesuar edhe listën e golashënue­sve. Herri Kejn vazhdon të jetë në krye të bomberave me 8 gola, ndërsa Lukaku i Junajtid ka 7. Por, Serxho Aguero dhe Rahim Sterling kanë po aq sa belgu. Sane dhe Gabriel Zhezus kanë secili nga një gol më pak. Po të llogarisim edhe Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Ligës, Sterling ka 9 në total, ndërsa Aguero, Zhezus dhe Sane nga 8 secili.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania