Panorama Sport (Albania)

Dueli me Skënderbeu­n, panik total në Beograd

Shehi kthehet në vendin e grushteve: Pa frikë, kemi Shqipërinë me vete

- LLAZI SARO

14 tetor 2014 dhe 2 nëntor 2017. Kanë kaluar tri vite dhe shumë gjëra kanë ndryshuar për futbollin shqiptar dhe atë serb, por për Orges Shehin, ajo mbrëmje në stadiumin e Partizanit të Beogradit nuk mund të harrohet kaq lehtë. "Ajo nuk ishte një ndeshje që i përkiste futbollit", tregon portieri dhe njëkohësis­ht kapiteni i Skënderbeu­t. Rastësia e solli që Shehi të luajë sërish në stadiumin, ku u ushtrua dhunë ndaj lojtarëve të Kombëtares shqiptare. Vetë 40- vjeçari durrsak ka qenë protagonis­t i asaj përleshjej­e brenda fushës mes lojtarëve kuqezi, atyre serbë dhe tifozëve vendës. Megjithatë, tashmë portieri është i bindur se nesër në po të njëjtën fushë, do të ketë një ndeshje futbolli dhe jo skena të ngjashme me ato të tri viteve më parë. Në një intervistë për "Panorama Sport", Shehi thekson se Skënderbeu i ka të gjitha shanset për të marrë të paktën një pikë. "Nuk do ketë tifozë shqiptarë, por do të kemi me vete gjithë kombin", është shprehur ndër të tjera "veterani" i korçarëve një ditë para nisjes në Serbi.

Orges, riktheheni në stadiumin e Partizanit të Beogradit pas tri vitesh, pikërisht kur Kombëtarja përjetoi momente tmerri në ndeshjen kundër Serbisë. E kujton shpesh atë që ndodhi?

Për mua ajo nuk ishte një ndeshje që i përkiste futbollit. Nuk ka nevojë që të flas shumë, pasi e dinë të gjithë se çfarë ndodhi. Tashmë ky takim është krejtësish­t tjetër. Jam i bindur që ne do të shkojmë të përqendrua­r 1006 në fushë dhe aspak te shkallët e stadiumit.

Megjithatë, kur të futeni në stadium do të ketë një ndjesi të veçantë apo jo?

I tillë është futbolli, qoftë kur luan me Kombëtaren e vendit tënd, por edhe me një klub shqiptar. Besoj që është normale që të ndiesh emocione, por sigurisht dyfish janë kur luan edhe me Kombëtaren në atë stadium dhe tani do të jem sërish atje, por me ekipin tim. Më ka qëlluar të kem një ndjesi të veçantë në transferta si Zagrebi, apo edhe në Moldavi. Tani do të

ndodhë edhe në Beograd.

Nesër pritet që stadiumi të jetë i tejmbushur. Kjo është më mirë për ju, apo një atmosferë elektrizue­se nga vendësit mund të ndikojë negativish­t?

Jo, aspak. Madje nuk do të ndikojë negativish­t, pasi ne jemi mësuar të luajmë në nivele vërtet të larta. Ndonjëherë është shumë mirë, sepse atmosfera është tjetër me tifozë dhe tjetër pa tifozë. Nuk na bën aspak përshtypje që do t'i kemi kundër tifozët.

OK, po nuk do të ketë asnjë tifoz shqiptar në Beograd, sipas një marrëveshj­eje

që është arritur mes klubeve...

Kjo është thjesht një marrëveshj­e dhe asgjë më shumë se kaq. Gjithsesi, unë jam i bindur që të gjithë tifozët do të na mbështesin nga ekrani i televizori­t dhe jo vetëm korçarët, por mbarë shqiptarët kudo ku janë.

Sa shanse ka Skënderbeu që të bëjë hapin e madh në Beograd, për të synuar vendin e dytë në grup dhe përsërisë atë që bëri Flamurtari 30 vite më parë ndaj skuadrës serbe?

Futbolli nuk është me shanse. Ne shkojmë të bëjmë

më të mirën, që do të thotë: të mos dalim pa pikë nga Beogradi.

Çfarë ndryshon këtë herë nga ai takim i luajtur në "Elbasan Arena"?

Është një ndeshje që Partizani i Beogradit do të kërkojë të marrë pikët maksimale. Por, edhe ne do të tentojmë pikët. Morali në ekip është vërtet i lartë dhe kjo vjen pas rezultatev­e të mira që ne kemi arritur, jo vetëm në kampionat, por edhe në ndeshjet europiane. Jemi shumë optimistë përpara një ndeshjeje si kjo ndaj Partizanit.

E mendonit që kjo

skuadër do të shkonte kaq larg, duke kërkuar edhe kualifikim­in në fazën e 1/16 të Ligës së Europës?

Ne objektivin kryesor e kemi arritur, por tashmë synimet i kemi ndeshje pas ndeshjeje. Kjo skuadër ka kaluar katër ture dhe ka treguar se mund të luajë pa asnjë problem edhe kundër emrave të mëdhenj. Të tjera objektiva kemi deri në fund, do ta provojmë pa asnjë frikë.

Kalendari nuk ju favorizon. Përveçse luani në transfertë­n serbe, prisni Dinamon e Kievit pa tifozë dhe më pas e mbyllni në Zvicër kundër Jang Bojsit...

Ne po mendojmë vetëm për Partizanin e Beogradit dhe nuk e kemi luksin për ndeshjet që vijnë më pas. Me këtë intensitet të lartë duhet të futemi në fushën e lojës dhe të përqendroh­emi vetëm te ky takim, për të marrë atë që duam.

Ju bëri përshtypje dënimi i UEFA-s?

Nuk jam unë personi i duhur, që mund të jap një opinion të saktë rreth atij vendimi. Drejtuesit e dinë më mirë.

Së fundi, a keni një parandiejn­ë për ndeshjen e nesërme?

Dëshira është e madhe që ne të fitojmë, pasi duke marrë tri pikë në Beograd, bëjmë një hap të rëndësishë­m përpara për vendin e dytë në grup. Megjithatë, siç e thashë edhe më lart, më e rëndësishm­e është që të mos dalim pa pikë dhe këtë patjetër që do ta arrijmë.

 ??  ?? Orges Shehi duke u përleshur me Tomoviç gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri
Orges Shehi duke u përleshur me Tomoviç gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania