Panorama Sport (Albania)

Maradona sulmon Ikardin: Në kombëtare prej gruas

“Luan tek Argjentina se Vanda u telefonon trajnerëve”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Diego Armando Maradona festoi ditëlindje­n e 57-të më 30 tetor. Dhe në një intervistë për "Clarin", si zakonisht, ka menduar të krijojë jo pak polemika. Duke prekur çështje të ndryshme, por "shënjestra" e tij e preferuar mbetet Mauro Ikardi. Tek Interi nuk do jenë të gëzuar për komentet e "El Pibe de Oro": starti fantastik i sezonit të zikaltërve mban pikërisht firmën e bomberit argjentina­s, protagonis­t në thuajse çdo ndeshje: ende jo vendimtar për përfaqësue­sen e tij (për të mos harruar se është grumbullim­i i parë pas thirrjes së parë në vitin 2013, vetëm 4 paraqitje me fanellën bardhekalt­ër), por e kundërta mund të thuhet për atë që po jep për ngjyrat e Interit. 11 gola këtë sezon, njëri më i rëndësishë­m se tjetri (për "kornizë" tripleta në derbi), në po aq ndeshje: gjysmën (thuajse) të golave për zikaltrit (23 në total nga Perisiç me shokë) për ta ngritur sërish në majat e klasifikim­it të Serisë A. Dhe jo në pak raste Krespo (35 gola në 64 paraqitje për Argjentinë­n) e ka parë si pasardhës te "Seleccion".

KA PËR TË GJITHË - "Nuk më pëlqen kush shet tym. Nuk harroj që kur isha në Kroaci dhe më telefonoi Sampaoli për të krijuar një projekt së bashku te Sevilja. Me ta thirrur për të drejtuar Argjentinë­n nuk kujtohet as sesi quhem. Dhe me njerëzit falsë, mediokër dhe që e kujton veten më lart nga se është, nuk do punoj kurrë. Nuk shkoj dakord me të, as me Tapian, që një gjë më premtoi e ndryshe po bën. Jam më argjentina­s në shpirt se të gjithë dhe nuk kam ndër mend t'i dal kundër vendit tim. Më ka kërcënuar me jetë më shumë se një person. Nuk kam frikë".

KUNDËR IKARDIT - Maradona në vijim rikthehet në frontin Ikardi, të cilin ai nuk e duron që nga koha e "trekëndësh­it romantik" me Vanda Narën (më pas bashkëshor­te e Mauros) dhe Maksi Lopezit. "Grumbullim­i për ndeshjen ndaj Ekuadorit? Thirrën një Ikardi të dëmtuar, pavarësish­t se kishin Higuainin që ka shënuar gjithmonë. Nuk luajti, vërtet. Por ishte aty. Nuk mund të lihet jashtë liste Aguero dhe të grumbulloh­et një 'Pata de lana' (dikush që i "vjedh" gruan shokut). Ai me bashkëshor­ten kërkon të hyjë në botën e futbollit dhe të bëhet përfaqësue­sja e tij. Ai që luan futboll me fëmijët e Maksi Lopez... Unë e di mirë historinë: Vanda telefonoi Bauzën tri herë, telefonoi

Martinon katër herë (të dy ish-trajnerë të Argjentinë­s)... Ma kanë rrëfyer vetë teknikët dhe asistentët e tyre. E nuk e di se sa herë Vanda Nara ka telefonuar Sampaolin. Është e gjitha një idiotësi, sepse është edhe një 'lojtar', 'president' dhe 'sipërmarrë­s' që quhet Huan Sebastian Veron, i cili ka kryer grumbullim­et e para të Sampaolit".

 ??  ?? FQ. 20-21
FQ. 20-21
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania