Panorama Sport (Albania)

Vjen Skënderbeu, serbët në panik

Beogradi si shtetrreth­im, pritet të ketë mbi 00 policë në stadium për të garantuar sigurinë e ndeshjes

-

Partizani i Beogradit është në panik para ndeshjes kundër Skënderbeu­t. Klubi serb, prej ditësh u ka bërë apel tifozëve që të mbajnë një qëndrim korrekt gjatë takimit që do të luhet nesër. Frika te serbët është e madhe dhe mbi të gjitha prej UEFA-s, që i ka sytë nga kjo ndeshje dhe nuk do të toleroj asnjë sjellje raciste nga tifozët vendës. Dje, presidenti Partizanit, Milorad Vuçeliç, doli para mediave serbe, duke shfaqur frikën për atë që mund të ndodhë me klubin, në rast se ka skena të dënueshme nga tifozët. Madje, Vuçeliç duke iu referuar edhe ndeshjes në "Elbasan Arena", ku edhe pse nuk pati asnjë incident, UEFA dënoi korçarët me një takim pa tifozë dhe 60 mijë euro gjobë. "Në Shqipëri na rezervuan një pritje të madhe. Por, sërish klubi i Skënderbeu­t u dënua nga UEFA prej disa thirrjeve të tifozëve të tyre, që për hir të së vërtetës, ne nuk i kuptuam në stadium. Tashmë është momenti që të bëjmë një organizim shembullor. Tifozët duhet të kuptojnë se për gjënë më të vogël, UEFA do të na dënoj shumë ashpër. Të jem i sinqertë, unë jam i frikësuar nga elementët e inflirtuar. U bëj apel tifozëve që të mbajnë një qëndrim korrekt, duke mbështetur ekipin dhe mos u marrë me thirrje antisporti­ve. Stadiumi nuk është vendi ku mund të shfryhet zhgënjimi", deklaroi presidenti Vuçeliç.

MASA EKSTREME Beogradi do të jetë si në shtetrreth­im gjatë ditës së sotme dhe nesërme. Mediat në Serbi kanë raportuar dje se autoritete­t vendëse kanë marrë masa ekstreme për organizimi­n e ndeshjes. Klubi ka bërë apel të vazhdueshë­m që

të mos ketë thirrje në kor, ku të mbizotëroj­ë fjala "shqiptar". Partizani i Beogradit ka disa precedentë me dënimet që ka marrë për sjellje raciste të tifozërisë, kështu që në rast përsëritje, UEFA mund ta përjashtoj­ë për disa vite. Në lidhje me masat që janë marrë, ka folur dje drejtori i klubit serb, Milosh Vazura, i cili ka sqaruar tifozët. "Në asnjë moment nuk duhet dëgjuar fjala 'shqiptar'. I bëjmë apel tifozëve të mbështesin ekipin dhe të mos bëjnë gjëra që mund të përdoren kundër nesh. Rrezikojmë shumë nëse ndodh

diçka, deri në përjashtim nga Kupat e Europës. Masat e marra janë të ashpra dhe për të evituar incidentet­et, kemi punësuar mbi 700 punonjës sigurie, të cilët do të jenë edhe mes tifozëve. Në stadium janë të instaluara 90 kamera sigurie që do të mbikëqyrin çdo

cep. Fytyra e çdo tifozi do të identifiko­het lehtësisht. Kushdo që shkakton një incident apo thotë një fjalë të ndaluar, do të shoqërohet nga policia. Ju bëj thirrje tifozëve që të distancohe­n nga çdo sjellje skandaloze ndaj shqiptarëv­e", përfundoi drejtori i klubit serb.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania