Panorama Sport (Albania)

Sinani: Cungu më habiti, Vllaznisë i duhet president

"Bashkia të privatizoj­ë klubin, tani do të ishin në maja"

- ADMIR URUÇI

Vioresin Sinani ka mbetur i surpri zuar nga largimi i Cungut, ndërsa thekson se me Gjokën është bërë lëvizja e duhur. Ish-kapiteni i mirënjohur shkodran ka vlerësuar punën e bërë nga ish-trajneri, ndërsa evidenton se me këtë "rokadë" në stol skuadra po jep sinjale pozitive. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" ai insiston që Bashkia Shkodër duhet të lërë sa më shpejt ekipin, pasi kjo është zgjidhja e vetme që Vllaznia të ringrihet. Rezultatet që ka pasur skuadra në këto dy periudha, sipas tij, janë tregues i qartë që klubi nuk funksionon pa një president.

Sinani, si e pritët largimin e Cungut. Dorëheqja erdhi në momentin e duhur apo...?

Të them të drejtën u ndjeva i surprizuar nga dorëheqja e Cungut. Pavarësish­t se rezultatet nuk ishin të mira, përsëri nuk mendoj se ishte ai që e solli situatën deri në këtë pikë. Megjithatë, unë e vlerësoj atë vendim që ka marrë. Ai e di më mirë gjendjen e skuadrës. Por unë dua që të vlerësoj maksimalis­ht punën e tij, pasi bëri realisht mirë dhe për këtë meriton vetëm respekt.

Vendin e tij e zuri Gjoka, si e gjykoni këtë zgjedhje të klubit?

Gjoka, ashtu si dhe Cungu, është një mik i imi. Për mendimin tim është bërë afrimi i duhur, nisur dhe nga vlerat. Megjithatë është ende herët që të flitet dhe të vlerësohet. Shenjat janë pozitive, të paktën kjo është reflektuar në dy takimet e para.

Mendoni se ka ndryshime në lojën e ekipit?

Mendoj se pika në Kukës ka qenë më shumë se e merituar. Ashtu si u nis loja, mund të merrnim edhe më shumë. Ekipi po kalon problemet psikologji­ke në të cilën ndodhej. Ky është edhe ndryshimi që shikoj në këto moment tek ekipi i Vllaznisë së dy takimeve me Gjokën, nga ai i mëparshmi.

Si e shikoni ecurinë e mëtejshme të Vllaznisë?

Unë e shikoj me nota pozitive

ecurinë e kësaj skuadre. Reagimi që filloi që me Partizanin, pavarësish­t rezultatit. Pastaj është edhe loja e mirë e zhvilluar ndaj kampionëve të Kukësit. Të gjitha këto të japin shpresë për të ardhmen.

Një ish-koleg i juaji, Redi Jupi, e fut ekipin e Vllaznisë në listën e më të rrezikuarv­e për mbijetesë. Po ju si mendoni?

Çdokush mund të japë mendimin e tij, është i lirë. Unë them se në këtë kampionat kam parë se ka ekipe shumë më të dobëta sesa Vllaznia jonë. Nuk e shikoj këtë skuadër për mbijetesë, pasi ka realisht "brumë". E kam thënë edhe më herët dhe do vazhdoj ta them, ky ekip nuk do ta diskutojë mbijetesën.

Mendoni që Vllaznia po mbahet dhe po përdoret politikish­t nga bashkia dhe është ky motivi që nuk po privatizoh­et?

Nuk di nëse po e përdorin.

Kjo nuk më përket mua, por unë di të them vetëm se Vllaznia duhet që të lëshohet sa më parë nga Bashkia. Unë kam luajtur dhe kam qenë pjesë e ekipit në kohën e presidentë­ve dhe në kohën e bashkisë. Mund të them se, në kohën që kemi qenë me një president në krye, kemi qenë gjithnjë pjesëmarrë­s në Kupat e Europës, ndërsa nën drejtimin e bashkisë kemi luftuar për mbijetesë.

Domethënë privatizim­in e shihni si zgjidhjen e vetme?

Prandaj e kam thënë gjithnjë, që klubi duhet të privatizoh­et. Nëse do të kishte skuadra një president, Cungu do të kishte më shumë rezultate dhe Vllaznia do të kishte qenë më lart në renditje. Ndaj u bëj thirrje që të bëjnë maksimumin që ky klub të kalojë në duart e një privati, por të fortë financiari­sht dhe jo në duart e një privati dosido.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania