Panorama Sport (Albania)

Magani “arkivon” tensionin: Kemi nevojë urgjente për pikë

Teuta/ Trajneri mbledh ekipin: Kam besim te ju

-

Pas furtunës te "Djemtë e Detit" rikthehet qetësia, të paktën këtë reflektoi ekipi, por edhe stafi teknik dje. Gjatë stërvitjes së pasdites, në kuadër të përballjes me Laçin që do të zhvillohet të shtunën në orën 17:00 në "Niko Dovana", te Teuta situata dukej ndryshe. Seanca e së martës u drejtua nga vetë Gugash Magani, i cili të hënën preferoi ta ndiqte ekipin vetëm nga pankina. Fillimisht tekniku peqinas i mblodhi të gjithë futbollist­ët në formë rrethi dhe kërkoi nga ata të kenë besim te vetja, pasi kanë potencial të madh që duhet ta shprehin në fushë. "Unë kam besim tek të gjithë ju dhe e njoh shumë mirë potenciali­n tuaj. Të hedhim pas krahëve atë që ka ndodhur dhe të fokusohemi te ndeshja e radhës ndaj Laçit. Është një ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne. Ky takim mbyll fazën e parën dhe kërkoj nga ju impenjim maksimal që të kthehemi te fitorja, pasi nevoja për pikë është urgjente. Kam besim se, nëse të gjithë japim maksimumin, do të marrim maksimumin. Por impenjimi dhe seriozitet­i fillon që në stërvitje, dua përkushtim maksimal nga ana juaj. Tani fillojmë stërvitjen", mësohet t'u ketë thënë Magani lojtarëve. Sakaq, seanca e djeshme u përqendrua tek ushtrimet e forcës, por edhe te lojërat me top, ku lojtarët treguan një nivel të kënaqshëm. Sulmuesi i krahut i ardhur me formulën e huazimit, Reza Karimi, me impenjimin e tij në stërvitje, gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e stafit teknik. Nëse vazhdon me këtë ritëm, tekniku peqinas pritet ta përfshijë në 18-she që në ndeshjen ndaj Laçit. Gjithashtu në ndeshjen e radhës pritet të ketë minuta edhe për ata lojtarë që, deri tani, nuk kanë gjetur shumë hapësirë në formacion. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania