Panorama Sport (Albania)

Moxhi i vë ultimatum Iulianos

"Edgar Çanin e presim edhe 10 ditë, po s'u rikuperua prishim marrëveshj­en"

-

Humbja ndaj Fla murtarit i ka rik thyer me "këmbë në tokë" të gjithë te skuadra e Partizanit. Kjo ka bërë që Luçiano Moxhi, njeriu që ka ndërtuar të kuqtë e këtij sezoni, të vendosë edhe ultimatume­t e para. Në një prononcim për "Top Channel", ai i ka vënë ultimatum trajnerit Iuliano që në tri ndeshjet e radhës të bëjë kthesën, në të kundërt duhet të largohet. "Nuk është faji i trajnerit nëse nuk ka sulmues. Duhet të përjashtoj­më faktin që është në dyshim trajneri, për momentin, sepse skuadra, siç e patë edhe në ndeshjen e fundit, luan mirë, por i mungon goli. Çdo trajner me këto probleme që ka skuadra nuk do të bënte më tepër. Megjithatë, nëse rezultatet do të mungojnë pas një, dy apo tri ndeshjesh, atëherë duhet parë edhe situata e trajnerit", tha Moxhi, i cili ka lëshuar edhe "kërcënimin" e parë në drejtim të trajnerit që e afroi në kampin e kuq.

ÇANI - Por, Moxhi ka pasur edhe një sinjal për Edgar Çanin, sulmuesi i Partizanit që është një prej më të shtrenjtëv­e të Superiores, por që ka luajtur vetëm 130 minuta në kampionat me të kuqtë dhe vazhdon të jetë i dëmtuar. "Sigurisht jemi larg pritshmëri­ve që kishim në fillim të sezonit. Me mungesën e rezultatev­e mund të themi që na mungon sulmuesi ynë, Çani. Është e sigurt që në janar do të na duhet të afrojmë lojtarë dhe për këtë po shohim brenda dhe jashtë vendit. Por, për momentin, duhet të presim edhe rreth 10 ditë Çanin, nëse rikuperohe­t ose jo, përndryshe të prishim marrëveshj­en. Do të përpiqemi që të mbërrijmë në janar me sa më shumë pikë të mundemi. Tashmë objektivi ynë nuk është më titulli kampion, por një nga tre vendet e para", ka përfunduar këshilltar­i i presidenti­t Demi. Në lidhje më këtë deklaratë, "Panorama Sport" gjatë ditës së djeshme është munduar të marrë një reagim nga menaxheri i sulmuesit, Edgar Çani ose nga ai vetë, por ka qenë e pamundur një gjë e tillë, pasi të dy nuk kanë pranuar që të japin asnjë koment. Çani u afrua me shumë bujë në kampin e kuq, por deri në këto momente ka zhgënjyer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania