Panorama Sport (Albania)

“Guerrils”, thirrje Demit: Reago, lojtarët kanë trofe... skedinat!

Ultrasit: Lojtarë liliputë dhe drejtues të paaftë

-

Grupimi ultras i tifozëve të Partizanit, "Ultras Guerrils", ka lëshuar një deklaratë të fortë pas humbjes me Flamurtari­n. Ata i cilësojnë lojtarët dhe drejtuesit e huaj si përgjegjës­it kryesorë të kësaj situate që po kalon klubi i kuq. Edhe para ndeshjes me vlonjatët, ata hapën një mesazh thumbues ndaj lojtarëve, "luftë" e cila ka vazhduar edhe javë më parë. Madje, grupimi ka marrë edhe një vendim që të mos thërrasë asnjë emër lojtari në kor deri në momentin që skuadra do të fitojë titullin kampion, pavarësish­t sesa shumë do të zgjasë një gjë e tillë. Deklarata e plotë "Lojtarë liliputë dhe drejtues të paaftë prej 5 vitesh! Po ty president? A nuk të vjen pak inat? A nuk shqetësohe­sh ndopak? Apo nuk ka problem, ti fjalën tënde e ke thënë për 70-vjetor. Vitet para i kemi, ke thënë. Fundja je brenda objektivit që ke caktuar!

Por neve na dhemb shpirti kur shohim se pas humbjeve lojtarët zgërdhihen sapo lënë stadiumin. Harbohen nëpër lokale dhe, meqë nuk mbushin dot me pikë tabelën e renditjes, mbushin me foto 'Facebook'-un dhe 'Instagram'-in. Trofetë e vetme të lojtarëve dhe drejtuesve janë shishet e boshatisur­a dhe skedinatça­rçaf! ' Kampionë' të vërtetë!

Ky sezon u dogj që pa nisur dhe përgjegjës­i kanë të gjithë, por askush nuk e merr përsipër sepse nuk kanë fytyrë të na dalin përballë kur shohin që ne prapë vijojmë ta mbështesim Legjendën me gjithë shpirt!

President, ndërhy jepi drejtim, nuk mjafton t'u varësh çelësat në qafë drejtuesve që vetëm fshihen, nuk mjafton t'i llastosh lojtarët me paga marramendë­se dhe pastaj të vazhdojnë në qejfin e tyre jashtë çdo objektivi, por edhe larg paraqitjev­e që i kanë hije Partizanit…".

 ??  ?? Postimi i tifozëve në faqen e tyre zyrtare në "Facebook", ku i bëhet thirrje presidenti­t Demi që të reagojë për situatën që po kalon skuadra.
Postimi i tifozëve në faqen e tyre zyrtare në "Facebook", ku i bëhet thirrje presidenti­t Demi që të reagojë për situatën që po kalon skuadra.
 ??  ?? Mesazhi i tifozëve në ndeshjen ndaj Flamurtari­t
Mesazhi i tifozëve në ndeshjen ndaj Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania