Panorama Sport (Albania)

Tushe prezanton Dedjen, trajneri premton mbijetesën “Fernandez mori 2 mijë euro ‘cash’, më pas bëri sherr me Kurbejon”

Shkodrani: Kam nostalgji, Lushnja skuadër me cilësi

- ALBAN ALUSHI

Pas 16 vitesh, Hysen Dedja rikthehet që të drejtojë skuadrën e Lushnjës. Gjatë mesditës së djeshme, kreu i bashkisë dhe njëherësh presidenti i ekipit, Fatos Tushe, ka prezantuar trajnerin e ri të ekipit verdhejesh­il, shkodranin Hysen Dedja. PRESIDENTI

Në konferencë­n për shtyp para futbollist­ëve dhe drejtuesve të klubit, kryebashki­akupreside­nt u shpreh: "Gjatë tetë javëve të zhvilluara në Superiore, Lushnja ka pësuar pesë humbje, dy barazime dhe një fitore. Kjo ka arsyet e veta. Pikë së pari, do ta nisja nga ju futbollist­ët. Moskombini­mi juaj për të arritur ato rezultate që vërtet priten. Së dyti, takimet e para që nuk u zhvilluan në stadiumin e Lushnjës. Dua të theksoj këtu edhe arbitrimin jokorrekt që është bërë me këtë ekip. Të paktën në dy ndeshje. Këto janë pasojat që Lushnja ndodhet sot në vendin e fundit me pesë pikë. Dua të theksoj që arbitrimi nuk besoj dhe nuk duhet të vazhdojë kështu, në këtë rrugë që ka nisur, sepse po bëhet shkak për shkatërrim­in e futbollit shqiptar", tha fillimisht Tushe. DORËHEQJA E BANOS "Pas ndeshjes me Laçin, që u humb 0-3, trajneri Bano më paraqet dorëheqjen. Vlen për t'u theksuar dhe për ta përshëndet­ur për punën që ka kryer me ekipin gjatë këtyre viteve, duke e ngjitur dy herë në Superiore. I gjendur përballë kësaj situate, kërkova trajner të ri për të drejtuar ekipin e Lushnjës. Nga listat që m'u paraqitën dhe emrat që m'u afruan, zgjodha Hysen Dedjen, që ju e njihni. Mendoj që ishte kandidatur­a më e favorshme, së bashku me zv/ trajnerin Çuko dhe drejtorin teknik Hysko. Shpreh bindjen, që bashkëpuni­mi juaj do të jetë sa më efikas për t'i dhënë Lushnjës atë që meriton vërtet, atë emër që ka pasur dhe vazhdon ta ketë. Për çdo problem dhe shqetësim që do të keni, unë nuk kam këshilltar. Këshilltar­ët e mi janë trajneri, zv/trajneri dhe drejtori teknik. Për të tjerat, për çfarëdo lloj problemi që nuk do të gjeni zgjidhje ndërmjet këtij grupi, dera ime është gjithmonë e hapur për t'u rikthyer sportdashë­sve lushnjarë atë Lushnjë që meritojnë vërtet ta shohin në ato nivele që kërkohet. Uroj trajnerin Hysen Dedja dhe juve futbollist­ët të arrini suksese!", deklaroi Tushe. HYSEN DEDJA Konferenca për shtyp ka vijuar me deklaratën e trajnerit Hysen Dedja, i cili u shpreh: "Falënderoj kryetarin e bashkisë dhe stafin për besimin që patën, për afrimin ose riafrimin tim edhe një herë tek ekipi i Lushnjës. E prita me dëshirë sepse kam nostalgji për një punë që pata para disa vitesh në këtë qytet, për talentet dhe për tifozërinë. Për mendimin tim, Lushnja është një familje e madhe e futbollit. Do të ishin dy gjëra që do të Pas deklaratës së uruguaiani­t Daniel Fernadez për "Panorama Sport", i menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i klubit të Luftëtarit përmes zëdhënësit të shtypit Rigels Malile. Në konferencë­n për shtyp, Malile ka sqaruar gjithçka rreth rrëfimit të Fernandez duke veçuar së pari faktin se gjithçka ka ardhur nga mosgjetja e gjuhës së përbashkët mes dy shtetasve nga Uruguai. "Duke marrë shkas nga një intervistë e ish- trajnerit të Luftëtarit, Daniel Fernandez, botuar në ' Panorama Sport' ditën e sotme ( dje), klubi i futbollit të Luftëtarit ndien detyrimin të bëjë disa sqarime për opinionin publik lidhur me ecurinë e këtyre trajnerëve. Daniel Fernandez ka ardhur te Luftëtari me një kontratë të nënshkruar në datën 25 gusht 2017 si trajner.

Kontrata - Në ditën që ka nënshkruar kontratën ka marrë cash ( para në dorë) një shumë prej 2000 eurosh, rroga e tij mujore. Më pas së bashku me trajnerin tjetër Luiz Kurbejo krijuan një situatë konfliktua­le, e cila u reflektua në marrëdhëni­en e të dyve, në rezultate, si dhe në klimën brenda skuadrës. Konfliktet - Marrëdhëni­a e dy trajnerëve nga Uruguai u acarua aq shumë, saqë të dy për një kohë të gjatë nuk komunikoni­n me njëri- tjetrin, nuk merrnin vendime, nuk punonin më së bashku. Në disa raste situata ka degjenerua­r në konfrontim­e fizike. Të gjetur në këtë situatë, stafi drejtues u detyrua të thërriste trajnerët për të sqaruar gjithçka. Presidenti Tavo ka komunikuar me të dy trajnerët Kurbejo dhe Fernandez të sheshoshin problemet.

Trajneri - Ajo që unë dua të theksoj, është ana e keqe njerëzore e Daniel Fernandez, i cili në mënyrë krejt fëminore thotë "Më lanë në mes të rrugës" apo "Luftëtari nuk u tregua profesioni­st". Daniel Fernandez ka ardhur te Luftëtari vetëm se kishte licencën "UEFA PRO", sepse trajneri i kontaktuar nga ne ka qenë Luiz Kurbejo. Ky i fundit ka marrë me vete Daniel Fernandez.

Pagesat - Për sa i përket anës financiare, klubi i futbollit Luftëtari, duke parë acarimin e situatës ka marrë masë administra­tive qortuese ndaj të dy trajnerëve, siç parashikoh­et në rregullore­n e FSHF- së dhe në kontratë. Më pas, duke parë

më nxisnin dëshirën për t'u rikthyer në pankinë: E para do të ishte Shkodra dhe e dyta Lushnja. Në pjesën e jetës time sportive dhe e kujtimeve të mia ishte Lushnja. Unë kam besim të plotë. Objektivat si fillim, siç kam biseduar me kryetarin e bashkisë,

që situata po përkeqësoh­ej, klubi i Luftëtarit ka gjobitur me nga një rrogë mujore të dy trajnerët. Hapi i tretë ka qenë përjashtim­i i tyre. Për sa i përket asaj që ai pretendon "Unë jam i papaguar", Fernandez është larguar më 16 tetor 2017, pra ka punuar fiks 2 muaj te Luftëtari. Rrogën e parë e ka marrë që në momentin që ka ardhur, ka marrë 2000 euro dhe më ka pasur një masë administra­tive dhe për këtë arsye nuk

janë që ekipi i Lushnjës të qëndrojë në Superiore dhe ky do të jetë fillimi. Më tej, objektivat do të jenë ndoshta edhe më të mëdha. Ky është fillimi dhe do ta quaja vetëm për pjesën e parë të sezonit ose për dy fazat. Në janar do të mendojmë për më shumë. Në

ka marrë pjesën e tij e mbetur, pra prej gjobës. Në pjesën ku thuhet se "Luftëtari më la në mes të rrugës" bëjmë me dije se, deri në fund të muajit nëntor, pra edhe sot (dje) që flasim, shtëpia e të dy trajnerëve është bosh, sepse klubi ka paguar qiranë për të dy. Pra këto janë spekulime që nuk e di mbi çfarë baze vijnë. Ai u ndëshkua dhe u përjashtua nga skuadra, sepse nuk mundën të zgjidhnin problemet mes tyre. Jo sepse klubi nuk kishte t'i paguante, apo jo për faktin se klubi kishte probleme të tjera. Unë theksoj dhe njëherë që nuk është normale që dy njerëz nga ana tjetër e botës të vijnë në Shqipëri e të hapin probleme duke qenë se ata jetonin, punonin bashkë dhe krijojnë situata të tilla që jo vetëm cenojnë punën e tyre dhe punë e klubit, por që prishin imazhin duke përhapur të tilla insinuata".

Paralelizë­m me Milinkoviç - "Janë dy situata krejt të ndryshme. Daniel Fernandez dhe Luiz Kurbejo janë përjashtua­r nga ekipi, ndërsa trajneri Milinkoviç nuk ka respektuar kontratën, e ka shkelur atë duke u larguar drejt një klubi tjetër. Ne kemi ndërmarrë hapat tanë ligjorë, duke kërkuar dëmshpërbl­imin apo të drejtën që na takon për sa i përket çështjes Milinkoviç", përfundoi Malile. Tomor Shehu

ndeshjet që ju kam ndjekur, skuadra ka cilësi dhe dua ta falënderoj paraardhës­in tim Banon. Dua të falënderoj Çukon dhe Hyskon, që kanë bërë edhe ata një punë shumë të mirë. Të na shkojë mbarë!", ka deklaruar trajneri i ri i Lushnjës, Hysen Dedja.

 ??  ?? Presidenti i Lushnjes dhe trajneri i ri, Hysen Dedja
Presidenti i Lushnjes dhe trajneri i ri, Hysen Dedja
 ??  ?? Zëdhënësi i Luftëtarit, Rigels Malile
Zëdhënësi i Luftëtarit, Rigels Malile

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania