Panorama Sport (Albania)

Zbardhen debatet në mbledhje, zv.trajneri: Po largohem direkt

-

Ka qenë presidenti Gjici që e ka nisur debatin dhe, më pas, ndihmëstra­jneri Marko Jovanoviç i është përgjigjur për çdo akuzë. Gazeta "Panorama Sport" ka arritur të zbardhë të plotë të gjithë debatin:

Safet Gjici - "Ndeshja me Vllazninë ishte e turpshme për ne, pasi unë nuk e kuptoj si ka mundësi që të shthuret mbrojtja kaq keq, sa të pësojmë dy gola në pak minuta. Ky ishte një rezultat që nuk e kam parë prej vitesh te Kukësi. Faj për këtë barazim keni të gjithë ju si staf teknik! Ky Marko, çfarë pune bën që ta di unë?! S'e kuptoj pse e merr rrogën ky?! Çfarë roli ke ti në këtë punë që bëni ju si staf?", i është drejtuar Gjici ndihmëstra­jnerit Jovanoviç. Marko Jovanoviç - "Unë jam ndihmëstra­jner dhe punën time e di mirë. Rolin tim e di shumë mirë stafi dhe trajneri Milinkoviç".

Safet Gjici - "Ah po, t'i merresh me statistika­t. Po ata na duhen ne sa topa mori ky apo sa mori ai?! Ore zotëri ne na duhet rezultati! Ça ishte ky rezultat me Shkodrën?". Marko Jovanoviç - "President, nëse ju mendoni kështu për mua dhe nëse nuk më doni më, unë që sot largohem nga Kukësi".

Safet Gjici - "Patjetër, që sot mund të largoheni!". Vendimi

Me këtë vendim përfundon biseda mes Gjicit dhe ndihmëstra­jnerit, ku ky i fundit është zemëruar nga debati dhe menjëherë ka kërkuar nga drejtuesit e tjerë që të zgjidhet kontrata mes palëve dhe ndihmëstra­jneri serb të dorëzonte bazën materiale. Jovanoviç nuk doli në stërvitje dje, në të cilën morën pjesë vetëm pjesa e futbollist­ëve të ekipit që nuk kanë pasur minuta në Shkodër.

Klubi

Gazeta kërkoi një përgjigje zyrtare nga klubi në lidhje me këtë vendim, por nuk e mori atë nëse Jovanoviç është larguar apo jo. Ky ishte një sinjal i qartë presioni për trajnerin Milinkoviç, të cilit tashmë i largohet krahu i djathtë i tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania