Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Dukën e mëshiroj, betejën e injorantit nuk e fitoj dot

Ruci: Dënim i jashtëligj­shëm, anëtarët e KE-së të ikin në shtëpi

-

Sinan Idrizi reagon për herë të parë për dënimin e Flamurtari­t me katër ndeshje pa tifozë. Në një prononcim për emisionin "Procesi Sportiv", administra­tori Idrizi thotë se Duka është i papërmbajt­shëm, ndërsa shpreh keqardhjen që futbolli shqiptar është në këtë situatë. "Është ajo klasikja kur thotë Imam Gazali. 'Kam fituar të gjitha betejat në jetë me përjashtim të betejës së injorantit'. Këtë e përsëris gjithmonë. Këtu nuk kemi më se çfarë të themi, pasi i kemi thënë të gjitha. Është thjesht një vijë demarkacio­ni. Në momentin që një ironi civile dënohet në këtë farë feje, atëherë për mua janë kambana që duhet të bien këto. Ky është një penalizim i futbollit shqiptar dhe jo vetëm i Flamurtari­t. Vëreni dhe shikoni. Zotëria që komandon tani është i papërmbajt­shëm. Unë thjesht e mëshiroj këtë. Pra, kur përdor edhe këtë armë të fundit, nuk do të përdor as epitete dhe as metaforë tani, sepse ndoshta do të më dënojnë edhe mua, por është fatkeqësi e madhe që futbolli shqiptar është në këtë farë feje. Nuk është Flamurtari, është i gjithë futbolli shqiptar. Sot nuk flasim vetëm për rezultate. Ekipi po e bën atë në fushë, por janë faktorët e tjerë që nuk janë më subjektiv apo objektiv, por janë të drejtpërdr­ejtë që ndikojnë në rezultat", tha Idrizi.

VASIL RUCI - Ish-futbollist­i dhe ish- trajneri Vasil Ruci përsërit atë që ka thënë edhe më parë për "Panora-

ma Sport". Ruci kërkon largimin e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në FSHF. "Dënimi që është dhënë, është i jashtëligj­shëm. Kjo është më kryesorja. Sepse aty ka vetëm një parullë dhe nuk ka sharje. Në rregullore ku ka sharje, ka dënime. Kur ka parulla, arbitri e hoqi dhe kaq, është e thjeshtë. Kam një kërkesë shumë të thjeshtë dhe shumë të qartë. Kam respekt për të gjithë ata djem atje në Komitetin Ekzekutiv që janë figura të vjetra dhe që e kanë bërë sportin me gjak dhe i kanë

dhënë emocione. U them dhe u bëj thirrje unë që të ikin në shtëpi. Sepse kështu do të jenë akoma më të ndershëm. Të mos vazhdojnë më atë punë atje. Sidomos ata që kanë luajtur futboll. Të ikin në shtëpi sepse do të jenë më të ndershëm kështu. Unë e di që ata duan të çojnë lekët e tyre në shtëpi. Unë e di pse rrinë se kanë familje, por të tregohen të pakën njëherë të ndërgjegjs­hëm siç e kanë bërë sportin, ta bëjnë edhe këtë punë tani, të shkojnë në shtëpi", tha Ruci. Ermal Sika

 ??  ?? Ironia e tifozëve të Flamurtari­t për të cilën FSHF ka ndëshkuar ekipin të luajë katër ndeshje pa praninë e tyre
Ironia e tifozëve të Flamurtari­t për të cilën FSHF ka ndëshkuar ekipin të luajë katër ndeshje pa praninë e tyre

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania