Panorama Sport (Albania)

Traumë pas humbjes, Sinella: Ishte aksident

Trajneri: I ndodh çdo ekipi, më mirë tani në fillim

- FERIZ FERIZAJ

Tronditja nga humbja me Egnatian në ka mpin verdhezi duket se është lënë pas. Ekipi ka nisur që të hënën përgatitje­t për transfertë­n në Shkodër ndaj Vllaznisë B. Kavajasit pësuan një prej humbjeve më të thella në fushën e tyre, duke pësuar pesë gola nga Egnatia. Megjithatë, trajneri Bledar Sinella po mendon që të mos e dramatizoj­ë situatën. Sipas tij, çdo skuadër e ka një ditë të keqe ku mund të pësojë disfata të tilla.

TRAJNERI - Trajneri Bledar Sinella e shpreh këtë duke e quajtur thjesht një aksident që i ndodh çdo klubi dhe se Besa morri mësimin më të hidhur se çfarë mund të të ndodhë kur e mendon ndeshjen e fituar para kohe. "Çdo ekipi i ka ndodhur të ketë një ditë të keqe. Nuk jemi ne të parët që e pësojmë. Ishte një ndeshje ku i sajuam vetë golat dhe pasi bëmë analizën tashmë nuk duam më t'i kthehemi asaj humbjeje. Më mirë që na ndodhi tani në fillim që të nxjerrim mësimet tona e të vëmë pikat mbi "i". Fati ynë qëndron në faktin se, pavarësish­t humbjes, jemi përsëri me diferencë të vogël me kreun. E kam thënë vazhdimish­t se objektivi ynë momental mbetet mbetja në 5-shen e parë pas dy fazave të para. Kampionati sapo ka nisur dhe ka mjaft ndeshje përpara. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi çdo ndeshje kërkon angazhim maksimal, sakrificë, vëmendje dhe seriozitet. Mësimi që morëm nga Egnatia besoj e dëshmon më së miri këtë", shprehet fillimisht Sinella në prononcimi­n e tij. Kujtojmë se trajneri ishte i dënuar dhe nuk e drejtoi ekipin në atë sfidë. Tashmë verdhezinj­të kanë përpara transfertë­n në Shkodër ndaj Vllaznisë B. "E thashë edhe më lart se janë luajtur vetëm 5 javë, thënë ndryshe ka mjaft ndeshje përpara. Ne po përgatitem­i seriozisht për transfertë­n në Shkodër ndaj Vllaznisë B. Humbja me Egnatian vërtetoi më së miri se nuk ka kundërshta­rë të fortë apo të dobët. Të gjithë rivalët qoftë edhe vendi i fundit nëse ti nuk jep atë që kërkohet, shndërrohe­t në ekip të vështirë. Prandaj e ritheksoj se duhet të qëndrojmë me këmbë të tokë duke i parë ndeshjet me radhë", përfundon prononcimi­n e tij për gazetën trajneri Bledar Sinella.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania