Panorama Sport (Albania)

Dokën e donin në Turqi, por digjet nga e... Para

Do t'i jepnin afro 00 mijë në sezon, tërhiqen prej kategorisë

- ADELA MERKO

Albi Doka është një prej lojtarëve më të talentuar që ka nxjerrë Tirana në vitet e fundit. Cilësitë e tij, i riu i shfaqi që në debutim. I mjaftuan pak minuta sezonin e kaluar (kundër Kukësit, më 5 shkurt 2017, ndeshje e fituar me shifrat 2-1) që të "mbërthente" një vend titullari dhe të tërhiqte vëmendjen jo vetëm të stafit teknik, tifozëve e mediave, por edhe të menaxherëv­e. Një "lumë" ofertash të huaja i erdhën në merkaton e verës, por më bindësja ishte ajo e Skënderbeu­t, që ishte gati të jepte 150 mijë euro për të blerë kartonin e tij. Ky transferim nuk u realizua, pasi Ze Maria vendosi "veton" dhe ai mbeti pjesë e bardhebluv­e edhe në Kategorinë e Parë. Por duket se ky fakt po jep pasojat e para për Tiranën dhe vetë lojtarët. "Panorama Sport" mëson se rishtas një klub turk, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte dhënë OK-in për nisjen e negociatav­e për mbrojtësin e linjës së djathtë. Ata ishin gati që t'i jepnin 20-vjeçarit diku te 300 mijë euro në sezon, pa përfshirë këtu pjesën që mund të përfitonte vetë klubi nga shitja

e tij. Por, gjithçka ngeci pa filluar mirë dhe shkak për këtë është bërë... kategoria. Sapo drejtuesit turq kanë mësuar që ky futbollist luante në një skuadër që ka rënë nga kategoria, janë tërhequr. Edhe pse Doka e kishte kaluar "klasën" në bazë të pamjeve filmike, nuk ka mjaftuar. Kryeqyteta­sit po shkëlqejnë në të Parën, fakt që e kanë dëshmuar në 6 javë, ndërsa nuk njohin humbje dhe nuk kanë pësuar asnjë gol. Por për klubet e huaja, rënia është një "minus" i madh, ndaj nuk kanë qenë gati që të hedhin një tjetër hap për ta bërë të vetin lojtarin e ekipit Shpresa. Në fakt, edhe vetë klubi nuk shpreson fort që të përfitojë financiari­sht nga shitjet këtë sezon. Ata janë të vetëdijshë­m që menaxherët apo "skautët" e ndryshëm nuk i hedhin sytë në inferiore, sidomos kur dihet niveli i kundërshta­rëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania