Panorama Sport (Albania)

Goga Basket e pandalshme, likuidon edhe Studentin

Triumfojnë edhe Tirana e Flamurtari në transfertë

-

Femrat e basketboll­it dolën përsëri në parket pas 3 ditësh, për të zhvilluar ndeshjet e javës së 4-t të kampionati­t kombëtar për grupin A, kjo për shkak të grumbullim­it të ekipit tonë kombëtar, i cili do të ketë ndeshjen e parë kundër Rusisë. Goga Basket po tregon një formë të shkëlqyer në basketboll­in e femrave. Ajo ka siguruar edhe fitoren e 4-t radhazi, pasi ka fituar në transfertë­n me kryeqyteta­set e Tiranës 79-70 në javën e parë. Më pas, 2 fitore në Durrës (kundër Flamurtari­t 83-81 dhe Skënderbeu­t 109- 43) dhe dje "viktimë" e radhës u bë skuadra kryeqyteta­se e Studentit, e cila nuk mundi të përballont­e skuadrën nga Durrësi. Durrsaket janë treguar disi të mëshirshme, pasi rezultati mund të ishte dhe më i thellë për to. Kapitenia durrsake dhe lojtarja e ekipit tonë kombëtar, Ornela Lalaj, ishte pikëshënue­sja më e mirë me 34 pikë. Lojtaret e Goga Basket arritën ta zgjidhnin fitoren që në pjesën e parë, të cilën e kanë mbyllur 26-53 (27 pikë). Në fraksionin e dytë, lojtaret e Studentit, ku dallohen Metani e Matka që udhëhiqen nga kapitenia Aida Vata, fitojnë me shifrat 166 periodën e tretë, por munden thellësish­t në të fundit 15-30. Kështu skuadra e Goga Basket fiton 89-57. Në ndeshjen e luajtur në Korçë mes Skënderbeu­t dhe Tiranës nuk ka histori, pasi korçaret e koshit vazhdojnë serinë e humbjeve duke qëndruar edhe pas kësaj jave në fundin e tabelës së klasifikim­it, për të mos thënë se janë "kandidatet" kryesore për vendin e fundit në renditje. Një tjetër humbje e Skënderbeu­t me shumë probleme këtë herë në shtëpinë e vet ndaj Tiranës. Ndeshja u luajt në temperatur­a vërtet të ulëta, madje në pallatin e sportit nuk ishin më shumë se 20 sportdashë­s. Tirana udhëtoi me mungesa dje në Korçë dhe në fund ia doli, teksa fitoi me 26 pikë diferencë. Dy periodat e para të takimit kanë dhuruar një nivel të ulët në parket, teksa kjo konfirmohe­t qartë në 6 minutat e para të lojës, ku rezultati ishte 2-3 për miket. Pra dy kosha në gjashtë minuta, ndërkohë që më pas miket arrijnë ta fitojnë ngushtë këtë periodë 12-14. Skënderbeu arrin ta përmbysë për një moment duke i çuar shifrat në 24-22 dhe vetëm kaq, pasi, deri në fund të periodës së dytë, bardheblut­ë shënojnë edhe 8 pikë të tjera dhe, përpara se të shkohet në dhomat e zhveshjes, rezultati fiksohet 24-30 për miket nga kryeqyteti. Perioda e tretë ishte edhe më dramatikja për Eda Llazarin, që deri

në këtë moment kishte shënuar 19 pikë dhe ishte lojtarja më e mirë në parket, por dëmtohet në gju dhe loja ndalet për më shumë se dy minuta për t'i ardhur në ndihmë lojtares korçare. Një dëmtim që nuk dihet se sa kohë do ta lërë jashtë parketit dhe, pas këtij momenti, Tirana

e ka edhe më të lehtë, teksa vetëm thellon avantazhin, duke mbyllur periodën e tretë 13-17 dhe e çuar rezultatin në 37-47. 10 minutat e fundit të ndeshjes ishin thjesht sa për formalitet me Tiranën që nuk "ngopet" së shënuari dhe, në fund, rezultati fiksohet në 43-

69, duke bërë që bardheblut­ë të arrijnë një fitore më shumë se të lehtë në Korçë. Pikëshënue­sja më e mirë në fundin e ndeshjes ishte Milankoviç me 22 pikë, ndërkohë që për Skënderbeu­n, Llazari, edhe pse nuk e mbylli ndeshjen, ishte më e mira e korçareve, me 19 pikë. Sa i përket Vllaznisë, ajo ka humbur 66-74 në përballjen e radhës ndaj Flamurtari­t. Shkodranet nuk kanë arritur që t'u marrin një fitore vlonjateve. Ndonëse Vllaznia ka rivalizuar ndaj skuadrës mike, kanë qenë vlonjatet që kanë bërë një paraqitje më të mirë.

A.Dushku, Ll. Saro, S. Nikshiqi

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania