Panorama Sport (Albania)

Elbasani kryeson me pikë të plota, Partizani i pafuqishëm

-

Skuadra e Elbasanit ka arritur të marrë një tjetër fitore të radhës në kryeqytet, ku ka mundur skuadrën e Partizanit. Kjo është fitorja e tretë radhazi e kësaj skuadre, e cila synon të ngjitet në Grupin A. Për sa i përket ndeshjes së sotme ( dje), loja ka qenë e bukur dhe me ritëm, por rivaliteti më i madh ishte në periodën e tretë, kur skuadra e të kuqve ka triumfuar 25- 22. Partizani ka fituar edhe në periodën e fundit 1912, por nuk ka mjaftuar, pasi elbasanase­t kanë fituar dy periodat e tjera 29- 7 në të parën dhe 21- 7 të tretën. Gjatë periodës së parë, skuadra e Elbasanit krijoi diferencë të madhe duke zgjidhur edhe fatin e fitores. Selko, Dervishi e Rusta ishin lojtaret më aktive dhe me një organizim mjaft të mirë, ndërsa edhe Kasa nuk fal duke shënuar pikët. Kështu Elbasani fiton çerekun e parë 29- 7. Gjatë periodës së dytë është skuadra e Partizanit që luan më bukur dhe arrin që, në sajë të kombinimev­e të bukura të Gozhdarit dhe Jatës, të shënojë pikë jo vetëm nga gjuajtjet standarde, por edhe nga distanca. Por skuadra e Elbasanit ka rivalizuar deri në fund, duke ngushtuar në 25- 22. Kështu skuadrat shkojnë në pushim me një diferencë prej 19 pikësh ( 32- 51). Ndërsa e treta është e njëjta tablo, e periodës së parë ku përsëritet fitorja e thellë e Elbasanit 21- 7. Në periodën e fundit u luajt më shumë për të përcaktuar rezultatin e pikëve, sesa për të menduar përmbysjen, pasi diferenca ishte jashtëzako­nisht e madhe dhe ishte e pamundur që Partizani të kthente rezultatin në favor të vet. Dy skuadrat e tjera, Kamza Basket e Apolonia, do të përballen sot në Kamzë, në ora 16: 00, në palestrën sportive të këtij qyteti. Kjo është një palestër moderne, me një investim të fuqishëm të bërë nga Bashkia e Kamzës. Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim me nga një fitore dhe një humbje, duke u renditur pas Elbasanit. Pas këtyre ndeshjeve, për shkak të obligimeve të ekipit kombëtar të basketboll­it për femrat, kampionati do të ndërpritet. A. Dushku Trajner ELBASANI Trajner GJYQTARËT $

JAVA E TRETË

(31 TETOR - 1 NËNTOR 2017) DJE

Partizani - Elbasani

SOT

Kamza Basket - Apolonia 16:00

58-84

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania