Panorama Sport (Albania)

Shqipëria e mbyll me barazim

Vajzat e Nevil Dedes nuk dinë të shënojnë, asnjë gol në tri ndeshjet e grupit 4

- ROLAND GJINI

Skuadra kombëtare e të rejave të Shqipërisë më në fund ka marrë dhe pikën e parë, por pa arritur të dalë te goli, duke dështuar totalisht në ndeshjet kualifikue­se për Europianin "Zvicër 2018", duke mbyllur me zero pikë aventurën europiane në grupin e 4-t. Është kualifikua­r për më tej Spanja 2 herë kampione (në Finlandë më 2004 dhe në Irlandën e Veriut më 2017) pas fitores së tretë radhazi dje në Kamzë ndaj skuadrës ukrainase 4-0. Gjithashtu u kualifikua dhe Azerbajxha­ni, që i mjaftoi ky barazim me Shqipërinë për t'u renditur i dyti. Skuadra jonë kombëtare për të reja, Shqipëria U-19, më në fund arriti të marrë një pikë në ndeshjet kualifikue­se të Europianit për moshat deri në 19 vjeç, pasi barazoi 0-0 me Azerbajxha­nin në ndeshjen e fundit të grupit që u zhvillua dje, në ora 14:00, në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës. Skuadra, që drejtohet nga trajneri Nevil Dede, iu afrua fitores, por nuk mundi të marrë më shumë se një barazim pa gola, sepse edhe azerbajxha­naset luajtën bukur dhe mirë. Lojtaret tona vinin në këtë sfidë pas dy humbjeve të thella, respektivi­sht ndaj Spanjës 0-8 dhe Ukrainës 0-5, ndaj në një mënyrë ose në një tjetër kërkohej patjetër mbyllje me "nder" e këtyre takimeve. Fillimi

i ndeshjes është disi më i mirë për lojtaret tona, të cilat me entuziazmi­n e fillimlojë­s kërkojnë që të ndërmarrin iniciativa sulmuese dhe të zhvendosen drejt zonës kundërshta­re. Vetëm kaq, pasi nuk ka ndonjë rast për t'u shënuar, për më tepër që edhe kundërshta­ret azere fillojnë e duken në zonën e ekipit tonë, por pa kërcënuar seriozisht. Loja nuk ka shumë ritëm dhe për disa minuta asnjëri nga ekipet nuk sjell rreziqe serioze drejt portave respektive. Rivaliteti për të shënuar ishte i pakët. Goditjet standarde shndërrohe­n në rreziqe më të mëdha për të dy ekipet, por herë pasaktësia e sulmueseve, e herë neutralizi­mi prej portiereve, bëjnë që shifrat të mbeten 0 me 0. Në këtë pjesë loje pati edhe një pretendim të skuadrës sonë për një 11metërsh si pasojë e prekjes së topit me dorë nga futbollist­ja azere, Sejfatdino­va. Pjesa e dytë e gjen sërish skuadrën shqiptare në sulm. Uendi Muja, një nga më të lëvizshmet dhe më të mirat e ekipit tonë, kthehet në rrezik konkret për portën azere. Kapitenia kuqezi provon përmes dy goditjeve të dënimit, por pa mundur ta dërgojë topin në rrjetë. Loja e azereve bie ndjeshëm dhe, si pasojë, shtohen edhe gabimet e tyre. Kjo solli edhe një numër të madh kartonësh të verdhë për to. Ndërkohë skuadra jonë, nën presion e vazhdueshë­m për të shënuar, ka hasur në rezistencë­n e portieres azere, e cila ishte në një ditë mjaft të mirë. Gjithçka u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 dhe Shqipëria U- 19 nuk arriti të shënonte qoftë dhe një gol të vetëm në këto kualifikue­se.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania