Panorama Sport (Albania)

Një faraon i bën magji Çelsit, Roma merr kreun

Italianëve u mjafton fitorja ndaj Karabakut për t'u kualifikua­r

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Tre gola të tjerë, por këtë herë vlejnë më shumë. El Sharaui konfirmon momentin e tij magjik dhe me një dopietë (goli i parë pas vetëm 44 sekondash dhe hyri në histori si më i shpejti i Romës në Champions), shtroi rrugën e një fitoreje madhështor­e të Romës ndaj Çelsit, e cila i afron italianët me 1/8-at e Champions-it. Fitore e merituar e skuadrës së Di Françeskos, që në pjesën e dytë e hipotekoi fitoren edhe me një silurë të Perotit. Ky i fundit shpërdori edhe një rast që do ta bënte humbjen e kampionëve të Anglisë katastrofi­ke. Roma ngjitet në krye të Grupit C dhe tani i mjafton një sukses ndaj Karabakut të Agollit në javën e fundit për të prerë biletën në fazën e 1/8-ave (në mes ka edhe duelin direkt me Atletikon).

KRONIKA - Ndeshja rinis atje ku ishte lënë në "Stamford Bridge", me 100 km/ h. 24 sekonda dhe Bakajoko ushqen Pedron, i cili nuk godet siç duhet përballë Alisonit. Pastaj topi shkon në krahun tjetër, Kolarov gjen |hekon, i cili me një spond zbulon El Sharauin që afrohet në sprint dhe goditja fluturimth­i me të jashtmen sjell një gol spektakola­r. Pastaj Hazard nis aksionet e tij personale. Belgu provon 4 herë në harkun e 20 minutave, por nuk arrin të barazojë. Çelsi avancon dhe Roma mbyllet pas për të goditur me kundërsulm. Në 20' provon Hazard, por Alison pret. 4

minuta më vonë është sërish Çelsi: dhe përsëri me belgun që driblon Florencin, por gjen përsëri Alison. Pak sekonda më vonë, Kolarov gabon rivënien, por Morata nuk arrin të përfitojë. Pas zemërimit të Çelsit, Roma i afrohet golit në 35', pas një gafe të Luizit, por El Sharaui nuk e finalizon siç duhet kundërsulm­in e vendësve. Festa vetëm sa shtyhet, sepse në minutën e 36-të Naingolan nis një top në zonën kundërshta­re,

Rydiger heziton për ta larguar dhe pas tij shfaqet El Sharaui, i cili është gati për të mposhtur për herë të dytë Kurtuanë. Çelsi provon të rrisë ritmin edhe në pjesën e dytë, por është |heko ai që i shkon më pranë golit me një të majtë të fortë. Konte nxjerr Kejhill për Uillianin, Azpilikuet­a spostohet në qendër dhe Pedros duhet të përshkojë gjithë korsinë e majtë. S'kalon asnjë minutë dhe Morata i afrohet golit. Lëvizja e Kontes rezulton

një vetëvrasje taktike, sepse i hap rrugën Kolarovit dhe Perotit që duhet t'i mbajë Pedro. Dhe nuk është rastësi që edhe goli i tretë vjen nga anët e spanjollit: bën gjithçka Peroti pas një topi të rikuperuar nga Kolarov dhe argjentina­si shkarkon të djathtën nga më shumë se 20 metra. 5 minuta më vonë ka edhe rastin e golit të katërt, por godet jashtë. Roma shpërdoron edhe dy herë të tjera "pokerin". Ishte mbrëmja e tyre...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania