Panorama Sport (Albania)

Një barazim me “aromë” kualifikim­i, Higuain shpëton Juven

"Pipita" shmang humbjen në Lisbonë, "anulon" Sezarin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Gonzalo Higuainit nuk i dalin kurrë "huq" golat sezonalë që shënon. Ai me të cilin i dhuron Juventusit barazimin 1-1 në Lisbonë vlen shumë herë më shumë sesa vetëm një pikë. Parabola e "Pipitas", i ftuar drejt portës nga Kuadrado, u dha fund vuajtjeve bardhezi. Ata luajtën një pjesë të parë të tmerrshme, e denjë për mbrëmjen e Hallouinit, sepse fillimisht kalojnë në disavantaz­h dhe, më pas, duhet të hedhin në fushë shumë energji për të marrë në shtëpi atë rezultat minimal që mund të vlejë 1/8-at e finaleve. Nëse Sportingu do të kishte fituar, "Zonja e Vjetër" mund të kishte mbetur edhe jashtë, sepse jo vetëm pikët në renditje do të ishin barazuar mes tyre, por portugezët me golin në Torino do të kishin pasur nga ana e tyre edhe përballjet direkt. Por, fatmirësis­ht, Higuain largoi edhe një herë tjetër telashet dhe tani Juventusit do t'i duhet të sigurojë vetëm 3 pikë në dy ndeshjet e ardhshme, me Barcelonën në shtëpi dhe me Olimpiakos­in në Greqi, për të siguruar kualifikim­in, pa parë në shtëpinë e Sportingut. Dhe ndoshta, me një fitore ndaj Barçës, jo vetëm do të kualifikoh­ej direkt, por mund ta hapte edhe debatin e vendit të parë, ndonëse Juvja e parë mbrëmë ishte një fantazmë për gati 80 minuta.

"Përgjumësh" - Pikërisht kjo ishte fotografia e pjesës së parë të një Juventusi vërtet të shëmtuar. Portugezët bëjnë presing dhe intensitet të lartë, ndonëse llamba e alarmit të rënies fizike do t'u ndizej në pjesën e dytë. Gjithsesi, më shumë sesa agresivite­ti i Sportingut ishin edhe një mori gabimesh teknike të skuadrës së Alegrit ato që i bënë të zotët e shtëpisë të dukeshin superiore. Juventusi dukej në fushë si një skuadër që sapo ishte ngritur nga shtrati dhe ishte detyruar që të luante 90 minuta, pasi ndryshe nuk shpjegohet ajo mungesë e pakët dëshirë për të luajtur. Për këtë arsye, në të 20-ën vjen edhe disavantaz­hi, kur Bufon, edhe pse pret goditjen e parë të Martins, nuk mund të bëjë asgjë në kundërpërg­jigjen e Bruno Sezarit brenda zonës, i cili lëviz i pashqetësu­ar mes Kuadrados

dhe Pjanitç, asnjëri prej tyre me dëshirën për të tentuar të largojnë topin.

Përmbysja - Fatmirësis­ht goli i zgjon disi, edhe britmat e Alegrit në dhomat e zhveshjes pa dyshim dhe në pjesën e dytë, Juvja nis të bëjë disi më mirë rolin e saj, falë

edhe Kostës dhe Matuidit të lëshuar në fushë nga Alegri. Dy zëvendësim­et i japin më shumë tonalitet lojës bardhezi, derisa në të 79-ën Kuadrado do të dhurojë atë asist magjik për Higuainin, i cili kalon mbi Patricion topin që vlen jo një, por katër pikë për Juventusin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania