Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

BUFON 5.5 - Te goli ka pak peshë "faji", sepse e shtyn gjuajtjen në qendër të zonës dhe Sezar nuk e fal. Më pas, thuajse zero pritje. DE SHILJO 6 - E nis mirë, mbron dhe sulmon dhe nga krahu i tij, Juvja vuan pak, por nuk është ende në 100 për qind. Në të 64ën i lë vendin Kostës (nota 6.5), i cili me shpejtësin­ë e tij përhap menjëherë panik te Sportingu. BARZALJI 6.5 - Vë eksperienc­ën në lojë dhe limitoi dëmet deri në momentin e golit të Higuainit. KIELINI 5.5 - Grinta nuk i mungon, por në momentin e golit, Martins e driblon si një birilë. ALEKS SANDRO 4.5 - Më dobët se aq nuk mund të shprehej. Nëse nuk do të ishte për Barzaljin, Martins mund të kishte bërë 2-0. PJANIÇ 5,5 - Fle thuajse gjatë gjithë lojës; pasime të gabuara, arrin gjithmonë vonë te topi, godet keq goditjet standarde. KHEDIRA 5 - I shkon pranë golit me kokë, por vetëm kaq, sepse vuan presingun e rivalëve. Në të 71-ën i lë vendin Matuidit (nota 6), i cili garantoi më shumë muskuj, më kthjelltës­i dhe më siguri. KUADRADO 6.5 - Humb shumë topa në pjesën e parë duke kërkuar shpesh qendrën, por në të dytën rikthehet ai që të gjithë njohin dhe ofron atë "ëmbëlsirë" për Higuainin, që nuk e fal. DIBALA 5 - Ka humbur shkëlqimin, magjitë e tij i mungojnë kësaj Juveje. Alegri e kupton dhe në të 82-ën hedh Bernardesk­in (pa notë). MANXUKIÇ 5 - Ndëshkohet shumë shpejt dhe kushtëzon lojën e tij.

HIGUAIN 6.5 - Lufton gjithmonë, qoftë edhe i vetëm. Rëndësia e golit kuptohet vetë. Në pjesën e dytë e ka në kokën e tij golin e barazimit, por e shpërdoron nga më pak se një metër. Por pak sekonda më vonë korrigjohe­t dhe konfirmohe­t deciziv për Juventusin. Trajneri ALEGRI 5.5 - Mjeshtër i zëvendësim­eve, sepse gjithmonë i japin rezultat, por ky Juventus nuk "shkrep" siç duhet në Europë, vazhdon të pësojë gol me vazhdimësi dhe kjo gjë duhet kolauduar sa më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania