Panorama Sport (Albania)

"Kemi nevojë të na trembin, që të japim më të mirën"

-

Masimilian­o Alegri edhe një herë tjetër la fushën e lojës shumë i nervozuar. Pas vërshëllim­ës së trefishtë, trajneri i Juventusit shfrynte me veten dhe nuk donte të takonte as kolegun e tij rival, Zhorzh Zhezus, por iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes. Livornezi 50- vjeçar do të kishte dashur që ta kishte mbyllur që mbrëmë çështjen e kualifikim­it, por në fund edhe ai duhet të kënaqet me barazimin. "Jam paksa nervoz, sepse më vjen keq për mënyrën sesi e interpretu­am ndeshjen. Mund ta kishim mbyllur çështjen e kualifikim­it dhe dështuam një objektiv tonin. Tani do na duhet të shpenzojmë të tjera energji të mëdha në Ligën e Kampioneve, për të marrë atë që e kemi detyrim. Ndaj Barcelonës dhe Olimpiakos­it në Athinë na presin dy ndeshje të vështira, por kurrsesi nuk dua të shoh me një paraqitje si ajo e jona në pjesën e parë. Në të dytën u shprehëm më mirë dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse të pranoj barazimin dhe golin e Higuainit. Pas fitores me Milanin mendoja se ishim zgjuar nga gjumi, por edhe njëherë tjetër u gabova. Me sa duket, kemi nevojë që kundërshta­rët të na trembin seriozisht, në mënyrë që ne të reagojmë dhe kështu nuk më pëlqen. Më tremb kalendari i Serisë A? Po, sigurisht, sepse na presin muaj të ngjeshur me ndeshje. Nëse mundnim Sportingun, do ta shihnim drejt Serisë A më të relaksuar, por nuk ia dolëm. Tani të përqendroh­emi te Benevento, një skuadër që, edhe pse ka humbur 11 ndeshje kampionat, sërish do të ketë respektin tonë maksimal", tha pas ndeshjes Alegri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania