Panorama Sport (Albania)

Barazim në Athinë, Proto i ul “qepenin” Mesit

Portieri i grekëve fiton monologun ndaj argjentina­sit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Olimpiakos­i, i fun dit i Grupit D, priste pa shumë pretendime Barcelonën e Lionel Mesit dhe Luis Suarezit në "Karaiskaki", që gjithmonë di të ofrojë një atmosferë Hallouini për kundërshta­rët, por në fund, ai që di të jetë protagonis­t do të jetë portieri Proto, i cili vendos të ulë "qepenat" e portës së tij dhe të fitojë monologun me "Pleshtin" argjentina­s. Në fund të një sfide që pritej pa shumë histori ndodh vetëm një barazim pa gola, vetëm një pikë për skuadrën e trajnuar nga Ernesto Valverde, që ruan gjithsesi kreun e grupit, me 10 pikë, ndërsa grekët mbeten të fundit me 1 pikë dhe do të tentojë të bëjnë përmbysjen e madhe ndaj Sportingut të Lisbonës, në ndeshjen e ardhshme, për të shpresuar vazhdimin e aventurës kontinenta­le, në Ligën e Europës, edhe pse edhe kjo duket shumë e vështirë.

PROTO MUND MESIN

Barcelona dominon lojën nga sekonda e parë deri në të fundit, por ndoshta mungesat e kuqebluve ndikuan shumë në ritmin e lojës. Përballë një mbrojtjeje aq të mbyllur sa ajo e bardhekuqv­e, mungoi pikërisht shpejtësia e topit dhe fantazia e Iniestës, por ndoshta edhe ajo e Rakitiçit për të ndihmuar Lionel Mesin, i cili i vetëm nuk mund të bënte asgjë, duke parë se nga ana tjetër edhe Luis Suarez nuk po përjeton periudhën e tij më të mirë. Mes pjesës së parë dhe të dytë, numri 10 i spanjollëv­e bën gjithçka mundet për të thyer baraspeshë­n, por në 19 tentativa drejt portës,

pak herë fati dhe shumë herë portieri i Olimpiakos­it bëjnë detyrën dhe për t'u dhuruar të zotëve të shtëpisë një barazim që për ta ka shijen e fitores, duke parë se pas tri ndeshjeve të para nuk kishin lënë aspak gjurmë, madje me paraqitjet e tyre "prenë" edhe kokën e Besnik Hasit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania