Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Herri Kejn, Poçetino: Girona, shembull për t'u ndjekur

-

Mauricio Poçetino e motivon skuadrën e tij me Gironën. Pas fitores që këta të fundit arritën me Realin, trajneri i Totenhemit thotë se gjithçka është e mundur. Numri një i londinezëv­e e vlerëson skuadrën e Zidanit si një nga më të mirat në botë, por jo të pathyeshëm. KEJN- "Kemi besim se do të luajë, por nuk mund ta them këtë gjë me 100%. Mbetet edhe një ditë për ndeshjen dhe nuk e kam vendosur ende. Në stërvitje tregoi shenja të qarta përmirësim­i. Por, Realin mund ta mposhtim edhe pa të në fushën e lojës". PROVIM- "Çdo ndeshje është një provim dhe një mësim për ne. Duhet të menaxhojmë mirë forcat tona. Pas sfidave të vështira që kemi luajtur në kampionat, është koha të bëjmë mirë në Champions". GIRONA- "Nuk më takon mua të flas për Realin. Është shumë ndryshe të flasësh për një ndeshje në kampionat dhe për një tjetër në Champions. Nuk është e lehtë t'i fitosh të gjitha ndeshjet. Ne duhet ta marrim si shembull Gironën sepse na tregoi që Reali nuk është i ekip që s'mundet". MOMENTI- "Ndoshta nuk është koha e duhur për t'u përballur me Realin. Mund të kishim luajtur ndaj tyre, pasi të kishin arritur një fitore. Tani që vijnë nga humbja, sigurisht që nuk është e lehtë për t'u përballur me ta". CHAMPIONS- "Dua që të shkojmë sa më larg në këtë kompeticio­n, por e dimë që shumë skuadrat janë të forta dhe nuk kanë ndër mend të na hapin rrugën".

TOTENHEM (3-5-2) Loris, Sançez, Dajër, Alderveire­ld, Orie, Eriksen, Uinks, Dembele,

Vertongen, Dele Ali, Kejn. Trajner: Mauricio Poçetino

REAL MADRID (4-3-1-2) Kasija, Hakimi, Ramos, Naço, Marselo, Kros, Kasemiro, Modriç, Isko, Benzema, Ronaldo. Trajner: Zinedin Zidan

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania