Panorama Sport (Albania)

Milan, Gatuzo del në “nxehmje”

Në rast se do të shkarkohet Montela, “Djallin” do ta drejtojë ish-mesfushori kuqezi

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Xhenaro Gatuzo mund të jetë tra jneri i Milanit deri në fund të sezonit. Ish-mesfushori kuqezi ka dalë në nxehmje dhe është gati të presë një telefonatë nga drejtuesit e "Djallit", në rast se Viçenco Montelës do t'i rrëshqasë këmba në njërën nga dy ndeshjet pasardhëse. Pavarësish­t se "Premium Sport" shkruan se Montela nuk rrezikon shkarkimin, mediat e tjera bëjnë me dije se ndeshja me Sasuolon është vendimtare dhe pritet patjetër fitore për të rikthyer qetësinë në kampin kuqezi dhe mundësinë për të arritur një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve.

FATI NË 180 MINUTANdes­hja me AEK- un në Ligën e Europës dhe ajo me Sasuolon në kampionat, janë më të rëndësishm­et e sezonit për Viçenco Montelën, i cili duhet t'i fitojë të dyja për të shuar zërat që qarkullojn­ë kundër tij. Nëse në Europa Ligë drejtuesit do të mbyllin njërin sy, në kampionat "aeroplani" nuk duhet të bëjë ulje të gabuara. Më thjesht: Duhet patjetër fitore dhe lojë bindëse për drejtuesit. Fasone ishte i qartë kur tha se nuk i intereson mënyra se si luan ekipi, por rezultatet.

I VETMI KANDIDATNu­k ka asnjë të vërtetë në lajmet që kanë qarkulluar deri tani në mediat italiane. Nuk është as Paulo Souza dhe as Valter Maxarri trajneri i ardhshëm i Milanit, në rast se Montela do të dështojë. Kandidati i vetëm për të

marrë drejtimin e klubit kuqezi është Xhenaro Gatuzo. Gjatë këtyre ditëve ka pasur takime intensive mes tij dhe Fasones dhe ai duket se ka pranuar ofertën që i është bërë për të mbyllur sezonin e Milanit. Gatuzo është një nga ata që e njeh shumë mirë

ambientin kuqezi, historinë që ka ky klub dhe peshën e asaj fanelle. Ish- mesfushori shihet si njeriu që mund të zgjidhë krizën dhe ta rikthejë Milanin te rezultatet pozitive. Por, fillimisht Montela ka edhe dy bonuse për t'i "djegur", ose për t'i fituar...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania