Panorama Sport (Albania)

Goditjet mjeshtëror­e e amnezi, “bomba” në Verona ktheu “Ivanin e tmerrshëm”

Perisiç, mes ulje-ngritjeve, është njeriu-asist i zikaltërve

-

"Ivani i Tmerrshëm" është fotografia e një Interi të aftë të godasë kundërshta­rët, por edhe të përfundojë në amnezi të rrezikshme. Një "predhë" e Ivan Perisiç vlejti megjithatë rekordin e pikëve për Interin e Spaletit pas 11 javësh. U arrit kuota 29 (më mirë edhe se viti i "Tripletës" dhe u mbajt hapi me katër "përbindësh­at" e Serisë A). E gjitha falë rikthimit te goli i kroatit, "armës", për të cilën Murinjo do kishte bërë marrëzi për ta marrë në Mançester. Perisiç, në fakt, nuk shënonte prej 10 shtatorit, kur me një të majtë fantastike, fluturimth­i mbylli hesapet në sfidën ndaj Krotones. Që nga ajo ditë, "magji" të panumërta në fushë, por edhe pauza të gjata: gati sikur e mendon që rëndësi ka të "zgjohesh" në minutat e fundit, kur vendosen fatet e ndeshjeve.

"I TMERRSHËM" DHE I KOMPLETUAR - Golat këtë sezon flasin edhe për kompaktësi­në e këtij atleti "robotik": me kokë, me hedhje në minutën e 79-të kundër Fiorentinë­s, me të majtën (në të 87-ën) pikërisht me Spalin dhe mbrëmjen e së hënës (minuta e 67-të, disi "herët" për zakonet e tij) "silur" me të djathtën që shoi entuziazmi­n e Veronës (përveçse për pak sa nuk u hodhi poshtë portën e "Bentegodi"- t), që sapo kishte barazuar me penallti pas pakujdesis­ë së dyshes D'Ambrozio-Handanoviç. Një rezultat i lindur nga fiksimet e kohëve të fundit për të mos shpërdorua­r asnjë aksion. Nëse merren parasysh shpërqendr­imet e pjesshme të para në Verona, në disa fraksione (përfshi këtu rastin e 11-metërshit), në raste të tilla mund ta paguash shtrenjtë. Pikërisht në këtë pikë Ivani u rikthye "i Tmerrshmi". Pas goditjes nga këndi të ekzekutuar nga Kandereva e larguar nga mbrojtja, u koordinua në mënyrë të përkryer dhe nga limitet e zonës, për pak nuk e shqeu rrjetën e portës së Nikolasit. Një "shpikje" që vlejti pikërisht rekordin historik. Pa harruar edhe punën e palodhur para dhe pas golit, si "motor" në krahun e majtë, që nuk është kurrë e pakët me një kampion të vërtetë që sapo ka rinovuar prej pak kohësh deri në 2022-shin me zikaltrit për 4,5 milionë euro në sezon. Ndaj Veronës, Ivani kreu shpesh edhe disa ndërhyrje defensive në gjysmëfush­ën e tij, fryt i dhuntive me të cilat e ka pajisur mëma natyrë dhe të cilat i ka kultivuar vetë duke luajtur volejboll dhe basket, dy sporte që (nëse do kishte dashur) do ishte shquar pa probleme. ÇFARË "ÇIFTI" ME IKARDIN - Duke u kthyer te zikaltrit dhe te futbolli, si dëshmi e sezonit të mahnitshëm të Ivan Perisiçit, është një statistikë e rëndësishm­e: me 5 asiste (4 nga të cilat për Ikardin), zë vendin e parë të pasimeve-gol në Serinë A, "pasuri", të cilës i duhen shtuar edhe 4 golat e shënuar. Duke llogaritur vitin diellor 2017, asiste janë 12 (7 vetëm për kapiten Ikardin). Spaleti, në verë, e bindi të qëndronte në Milan dhe kroati po e shpaguan në mënyrën më të mirë. Me njeriun-asist të kampionati­t dhe një sulmues si Mauro, Interi mund ta bëjë gjumin e qetë.

 ??  ?? FOTO ME SHQIPTARIN "I pasionuar me futbollin dhe tifoz i madh zikaltër, Lulzim Zairi është një djalë i mrekullues­hëm me aftësi të kufizuara. Së fundmi ka kurorëzuar ëndrrën e tij duke u takuar me futbollist­ët e Interit, skuadrës së tij të zemrës"....
FOTO ME SHQIPTARIN "I pasionuar me futbollin dhe tifoz i madh zikaltër, Lulzim Zairi është një djalë i mrekullues­hëm me aftësi të kufizuara. Së fundmi ka kurorëzuar ëndrrën e tij duke u takuar me futbollist­ët e Interit, skuadrës së tij të zemrës"....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania