Panorama Sport (Albania)

Inter, “San Siro” është si vullkan

Fansat zikaltër entuziastë për skuadrën, e cila nuk e kishte nisur kurrë kështu sezonin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në ambientin e Inter it entuziazmi po kap yjet. Starti-rekord i këtij sezoni nga skuadra e Spaletit, ende e pamposhtur dhe e aftë të grumbulloj­ë 29 pikë në 11 ndeshjet e para (pengesë që nuk ishte kaluar kurrë në historinë e klubit), ka goditur zemrat e tifozëve interistë. Pas eksodit për transfertë­n e së hënës në "Bentegodi" të Veronës, tifozëria zikaltër është gati të mblidhet në masë në "San Siro" për sfidën kundër Torinos, e programuar për ditën e diel, në orën 12:30, ku pritet të shiten të gjitha biletat në dispozicio­n: numri i atyre që janë shitur po prek thuajse shifrën 70 mijë dhe, me shumë mundësi, në vërshëllim­ën e startit do rezultojnë bosh vetëm disa vende në sektorin e miqve. Shifra të jashtëzako­nshme të një sezoni që mund të shënojë rikthimin në maja pas vitesh dëshpërimi dhe pas vështirësi­ve të hasura gjatë sezonit të kaluar, ku në fund u mor vetëm vendi i katërt dhe skuadra mbeti jashtë Europës.

EFEKTI "SPALETI" - Interi po rikthehet të shijojë vazhdimësi­në e rezultatev­e, paraqitjev­e dhe lëvizjeve, koncept i harruar vitet e fundit në dhomat e zhveshjes, i "rilindur" nga trajneri që, në linjë të një filozofie të strukturua­r, një skuadre që më në fund mund t'u japë formë ëndrrave.

Tekniku zikaltër vazhdon të predikojë përulësi, por efekti "Spaleti" është i pamohueshë­m: i njohur si "armiku i rrotacioni­t" (4 formacione­t e fundit "fotokopje" të njëri-tjetrit; mund të ngjajë si i përsëritsh­ëm, por kërkon t'i ndiqet me rregull strategjia dhe... deri më tani nuk mund t'i dalësh kundër).

ME KËMBË NË TOKË - "Rekordi nuk më jep ndonjë ndjesi të veçantë", deklaroi Luçiano Spaleti pas suksesit kundër Veronës. "Kemi shkruar një kapitull në historinë e Interit, por duhet të shohim përpara". Ndërsa tifozët gëzojnë momentin, skuadra duket e përqendrua­r të qëndrojë me këmbë në tokë, siç ua kërkon Spaleti dhe e ka konfirmuar përmes një publikimi në "Twitter" Roberto Galjardini pas fitores me Veronën: "Do kemi bërë diçka të rëndësishm­e vetëm në fund të rrugëtimit, por ajo që sot ka rëndësi është që jemi skuadër". Objektivi, pra, mbetet kualifikim­i për Ligën e Kampionëve të vitit që vjen. Vetëm pas disa muajsh do kuptohet vërtet nëse Interi do mundet të synojë për diçka më shumë. Ndërkaq, zikaltrit janë rikthyer skuadër dhe i kanë dhënë një sinjal të rëndësishë­m kampionati­t: # Interiscom­ing.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania