Panorama Sport (Albania)

Totenhemi trondit Realin, Hysaj me një këmbë jashtë

Nuk e do mbiemrin e tij, jetoi në Nigeri dhe Amerikë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në fanellë mban numrin 20 dhe mbi shpinë shkruhet Dele. Emri i tij i vërtetë është Bamidele Zhermejn Ali, por ai nuk do që në shpinë të mbahet mbiemri i tij. Prindërit e tradhtuan kur ishte fëmijë dhe tani e kanë të vështirë ta fitojnë sërish besimin e tij. Nuk kishte një fëmijëri të lehtë sulmuesi i Totenhemit, i cili në moshën 13-vjeçare u desh të largohej nga prindërit e tij biologjikë për të braktisur rrugën, jetën e rrezikshme, alkoolin dhe drogën. Dele Ali është djali i Kehindes dhe Denise. Këta të fundit u njohën të dy në një klub nate dhe në pak kohë lindën Delen. Për nënën e tij, Dele Ali ishte djali i tretë (dy të tjerët me baballarë të ndryshëm). Për Kehinden, princin milioner të një fisi nigerian Joruba ishte djali i parë. Por lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe u ndanë. Pak kohë përpara se të vinte në jetë lojtari i Totenhemit, Kehinde udhëtoi drejt Amerikës dhe nuk e njohu kurrë të birin deri në moshën 8-vjeçare. Ai mori vendimin që të jetonte në Nigeri bashkë me Dele Alin dhe djaloshi në atë kohë u ndesh me një kulturë krejtësish­t të re dhe të ndryshme. Vite më vonë

transferoh­en sërish në Hjuston, por Dele Ali nuk dëshironte të qëndronte më me të. Donte të niste një jetë të re, për të ndjekur ëndrrën e tij, futbolli. Vendosi të shkonte në Angli.

DROGA DHE ALKOOLI - Në Milton Kejns bashkohet me të ëmën, por për shumë pak kohë. Denise ishte e alkoolizua­r dhe kishte shumë probleme të tjera, aq sa nuk kalonte kohë me të birin e saj. Dele Ali filloi të njihte njerëz shumë më të mëdhenj në jetën e tij, të cilët pinin alkool dhe konsumonin drogë. "Unë dua vetëm të luaj futboll dhe nuk më intereson kjo botë në të cilën po jetoj", ka treguar disa kohë më parë Dele Ali. E ëma e kuptoi që nuk mund të jetonte më në këto kushte dhe,

për këtë fakt, vendosi që djalin e saj t'ua linte dy prindërve të tjerë që vendosën ta adoptonin, Alan dhe Seli Hikford. Në atë moment, Dele Ali ishte më i qetë dhe po mendonte vetëm për futbollin. Babai Kehinde dhe nëna Denise janë bashkuar sërish me njëri-tjetrin për të fituar besimin e Dele Alit. "Nuk i duam paratë e tij, duam vetëm dashurinë", thonë ata. Por, deri tani nuk ia kanë dalë. Bamidele Zhermejn Ali është thjesht Dele.

DEKLARATA - "Bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Ishim përgatitur maksimalis­ht dhe ia dolëm të merrnim 3 pikë me shumë vlerë. Nuk u surprizova nga fakti që dominuam Realin. Ne e dimë forcën tonë", tha Dele Ali pas ndeshjes.

 ??  ?? FQ. 14-16
FQ. 14-16
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania